Llogaritë e Gjinushit: Koalicioni PS 69 mandate; Koalicioni PD 62 mandate; Poli i Qendrës vendos për qeverisjen

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së, deklaroi per News 24 se në zgjedhjet e 23 qershorit në 7 qarqet kryesore në vend ‘luftohet’ për ndryshim rezultati, ndërkohë që sipas tij tendenca është në favor të së majtës. Shkak për një rezultat të tillë sipas Gjinushit është mundësia e ndikimit të polit të tretë.
“Fitorja është e së majtës. Grupimi i majtë del forcë e parë, grupimi i djathtë del forcë e dytë. Lezha, Dibra, Fieri dhe Gjirokastra, nuk lëvizin. Ose lëvizin me çudira të mëdha, pasi situatën që jemi nuk e dimi ende forcën e FRD apo AK. Por, duke meqë ka diferenca të mëdha, nuk po hyjmë dhe i quajmë se nuk do preken. Gjirokastra varet pak se ka alternativën nëse ka pol qendre aty e kap një deputet. Gjirokastra kapet vetëm po pat pol të qendrës. E majtë nuk humbet deputet, tek qarqet e tjera lufta është e hapur, të marrë e majta, të lëshojë e djathta”, theksoi Gjinushi.
Duke bërë një analizë parazgjedhore të rezultatit të forcave të dy grupimeve më të mëdha në vend vlerësoi se Elbasani ishte një ndër gabimet e socialistëve në zgjedhjet e shkuara pasi ky qark sipas Gjinushin ishte bastion i së majtës.
“Elbasani, është një ndër gabimet e mëdha të së majtës në zgjedhjet e 2009, pasi ka qenë bastion i ynë, madje dhe 2005 ka dal mirë, por është menaxhuar keq. Në Elbasan poli i qendrës merr 1 ja merr PD-së. Përndryshe është prap e hapur loja, edhe nëse nuk e kam 1, me një të majtë 3-4 mijë vota plus, dhe më një firo 3-4 mijë del 8 me 6. poli i tretë nga PD do heqë më shumë”, theksoi Gjinushi.
Sipas Gjinushit në zgjedhjet e qershorit “PD mund të ketë 62 deputetë, ndërsa PS 69, poli i qendrës mund të ketë nga 3,4 deri në 7 deputetët”.
Re.Pu.
Comments
Kemi dy shtesa qe nuk e dime
<p>Kemi dy shtesa qe nuk e dime nga do shkojne. Do kopjohet Greqia me Syrizen (kjo levizje eshte e djathte ne Shqiperi jo e majte si ne Dreqi) dhe Beppe Gillon ne Itali qe me ngjan si Aleanca Kuq e Zi ne menyren e daljes ne publik, jo ne programin e saj.. Pas ketyre shtesave mendoj se Raporti do te jete shume me i thelle pro Opozites.</p>
Add new comment