Greqia shqetësohet nga fotot dhe fyerjet e një shqiptari në FB!

Greqia ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj një shqiptari që ka fyer simbolet e shtetit grek në FB. I dyshuari, sipas Balkanweb ka publikuar dhe fotografi ku paraqiten persona me kallashnikovë në duar. Dyshimi se është shqiptar vjen nga fakti se profili në FB është hapur nga një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dërguar nga autoritetet e Drejtësisë greke për të bërë verifikime dhe për të identifikuar personat në foto, dhe tani prokuroria po heton.
Facebooku ka kohë që është arenë nacionalizmash, por, për pjesën tjetër ët Ballkanit të shahen e përdhosen nga fqinjët, qoftë edhe virtualisht, duket se nuk përbën problem. Ky veprim, do duhet më së paku t’u japë një mësim atyre që pasionet i shfryjnë duke kujtuar se në rrjet janë anonimë. Sidomos aty, nuk ka më anonimat.
k.c.
Comments
Ky lloj shqiptari

Ky lloj shqiptari antishqiptar ne fb ban politiken e turqve per nxitjen e urrejtjes nderballkanike. Qellimi i Turqise asht te nderhyje ushtarakisht ne Ballkan dhe per kete kerkon nji pretekst si bo nxiten urrejtjet edhe ndaj maqedonsve. Perderisa ne qeverine maqedonse ka shqiptar, pse te nxiten ngatrresat? Perderisa ka rreth 600 mij emigranta shqiptar qe hane buke me familjet e tyne ne Greqi, pse te nxiten urrejtjet ?

Populli shqiptar ka interese per paqetimin e gjaqeve dhe jo per nxitjen e urrejtjes nderballkanike me kojshite.

Facebook eshte nje dosje

Facebook eshte nje dosje personale e hapur me deshire ne sherbim te kujtdo globalisht.

Dikur, ne ate sistem, aktivizoheshin me dhjetra spiune sigurimi per te plotesuar nje dosje, ndersa sot hapet dhe plotesohet vet me perkushtim.

Buum!

Add new comment