Sa vlerë ka hyrja e Celibashit në politikë, nëse e vetmja gjë që ka valencë është kryetari?

Postuar në 09 Mars, 2013 07:34

Alfred Lela shkruan sot te MAPO mbi një bisedë të trajtuar në mënyrë të lirë me Ilirian Celibashin.

Shkrimi zbërthen një pjesë të deputetit më të ri të PS, që nga zyra e tij tek harku pa triumf te Zogu i Zi, tek ateizmi i tij e tek lidhjet me politikën. Lela, duke qenë përballë një juristi politikan, e ngacmon për përplasjen e individit me kultin e individit. Rrëfen: Si do ia bëjë një jurist profesionist, një individ si Ilirian Celibashi me kultin e individit tashmë statik në të dyja partitë e mëdha PD e PS, mishëruar në emrat dhe personat e Ramës dhe Berishës? Nuk i bën dredha argumentit duke u munduar ta hollojë tretësirën dramatike të vertikalitetit në dy kampet kryesore. Pranon pa stërhollime se është e vërtetë që me sistemin e ri votohen siglat dhe kryetarët duke u zbehur kandidatët, individët, personalitetet në politikë. Por një përpjekje për zhdramatizim nga ana e tij, shton se edhe më parë ka qenë kështu: kryetarët kishin peshë. Në fakt, jo: më parë, pavarësisht karizmave dinosaurike të Berishës e Nanos, kishte edhe horizontalitet, edhe ekip. Qoftë edhe në përplasje e skizma. Fizarmonika politike hapej anë më anë.

k.c.

 

 

i plotë:

http://www.mapo.al/2013/03/09/ilirian-celibashi-formula-e-pagezimitsi-socialist/

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Kushtetuta e 2008!</p><p>Aty filloi regresi drejt autoritarizmit. Lela ka te drejte, Nano edhe ne kulm te pushtetit te tij nuk kishte kurre by*** te bente kete qe po i ben Rama PS, te marre shoket e tij nga rruga e ti vere ne krye te listes.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by a. (not verified) on

<p>Z.Lela Celibashi ka po kaq vlere sa kishte vajtja e Ristanit ne PD ! Por ju nuk e analizoni fenomenin e tij qe pa bere as lejen e zakonshme u be zevendesminister i brendshem ?! Madje Ristani nuk ishte ateist por ortodoks dhe kur shkoi atje ndryshoi dhe fe. Via-via z.Lela tek harku i triumfit te ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.