"Ndryshimi" i Berishës i ngjan asaj dramës ku i vdekuri është vetë varri - shkruan Majko

Askush nuk beson se Sali Berisha ka ndërmend ta dorëzojë “pa cmimin” e rrëmujës pushtetin që zotëron. Ai nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira në vend megjithësë vendi është në prag të një rrëzimi të dytë moral dhe financiar. Ky fakt nuk është pesimizëm por realizëm. Pa pohuar vërtetësinë e dramës shqiptare është e kotë të diskutojmë zgjidhjen e saj – shkruan Pandeli Majko në një opinion lidhur me fushatën elektorale në Shqipëri, fokusuar tek kuptimi që mbart sipas tij, refuzimi që Berisha i bëri debatit publik televiziv me Edi Ramën.
“Sali Berisha nuk duhet nënvleftësuar. Ai është pamja më e qartë e dramës shqiptare. Ai është cilësia e mosmirëkuptimit që shqiptarët kanë me të metat e veta. Ai është cilësia e refuzimit për tu cliruar nga problemi dhe për të mos e zgjidhur atë. Këto dhe të tjera e bëjnë plakun e politikës aspak të lehtë për tu llogaritur si një cështje e mbyllur në zgjedhjet e qershorit 2013.... Njeriu që drejton aktualisht Shqipërinë kërkon të vërtetojë të kundërtën me ofertën e tij të thjeshtë për “ndryshimin”. Një ndryshim që nuk ekziston askund por ka në thelb ruajtjen e statuskuosë së krizës aktuale. Ai i ngjason vargut të dramës së shpresës për varrin pa të vdekur dhe të vdekurin pa varr,…ku i vdekuri është vetë varri...” – shkruan Majko ndër të tjera. a.n.
I plotë:
http://gazetadita.al/majko-fushata-do-te-jete-furtune-sharje...
Comments
Fryti i heshtjes eshte

Fryti i heshtjes eshte lutja.

Fryti i lutjes eshte besimi.

Fryti i besimit eshte dashuria.

Fryti i dashurise eshte sherbimi.

Fryti i sherbimit eshte paqja.

nene Tereza

Fruti i mashtrimit eshte shkaterrimi.

Nga une

Add new comment