Jo më pak se 40 vjet burg gjakmarrësit - thotë Halimi. Zbatojmë njëherë dënimin që kemi - përgjigjet Totozani

Vrasja për hakmarrje duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Unë besoj se edhe në këtë rast, si vend na takon të kemi një dënim më të veçantë se të tjerët… - tha disa javë më parë Berisha dhe e përsëriti këto ditë kur (mediat pak rëndësi i kanë dhënë këtij zhvillimi) po diskutohen për herë të 13-të ndryshime në Kodin Penal të vendit. Se çfarë ka parasysh Berisha me “dënim më të veçantë se të tjerët” ndoshta e gjejmë tek fjalët e ministrit të tij Halimi, i cili disa ditë më parë shkruajti në faqen e tij në FB: “…Kam qenë gati fëmijë kur kam lexuar “Prillin e thyer” të Kadaresë, dhe jam përlotur… Tashmë është koha të presim me gërshërët e ligjit këtë fenomen, te ndërpresim inkurajimin, dhe për më tepër të ndëshkojmë ashpër ata që përdorin institutin e gjakmarrjes për të marrë jetë të tjera njerëzish. Unë gjykoj se një person, i cili vret duke përdorur institutin e gjakmarrjes, nuk duhet të dënohet më pak se 40 vjet deri në burgim të përjetshëm. Kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit urban në këto 20 vjet!”
40 vjet burg në rastet e gjakmarrjes? Reagimi i parë kundërshtues duket ka ardhur nga Avokati i Popullit, Igli Totozani. “Do të parashikojmë rritjen e masës së dënimit për krimin e gjakmarrjes, apo vrasjes në rrethana cilësuese, apo do të përpiqemi të garantojmë zbatimin korrekt të dispozitave aktuale duke shmangur aplikimin abuziv të rrethanave lehtësuese, të cilat cojnë në aplikimin e masave të ulëta të dënimit?” – tha Totozani në një takim mbi ndryshimet në Kodin Penal dhe vijoi me pyetjet përballë një paneli ku ndodhej edhe ministri:
“Për të patur një përgjigje për këtë pyetje duhet të vazhdojmë me pyetje të tjera si: Në rastin e gjakmarrjes për shembull, a ka një studim, bazuar në eksperiencën e vendeve, të cilat e kanë njohur këtë fenomen, se sa vepron realisht si deterrent ngritja e masës maksimale të dënimit për këtë vepër përtej maksimumit aktual? Për më tepër, nisur nga praktika jonë a ka statistika që tregojnë se në sa raste personat të cilët janë dënuar për këtë vepër penale kanë marrë masën maksimale të dënimit që ka dispozita?..” a.n.
Comments
Per mendimin tim Totozani ka
<p>Per mendimin tim Totozani ka te drejte. Ne Shqiperi, nuk eshte mungesa e ligjit qe perben problem, por zbatimi i tij. </p>
Add new comment