Isha prezent kur Noka telefonoi shefin e komisariatit për arrestimin tim - thotë kryebashkiaku i Kavajës

Postuar në 12 Mars, 2013 03:40

“Arrestimi im ka prapavijë politike. Urdhri u dha nga ministri Noka”, thotë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili u arrestua dy ditë më parë në qytetin e tij, pas konfrontimit me trajnerin e Tiranës, Nevil Dede. Në një intervistë për GSH, Roshi tregon se si nisi konflikti pasditen e të dielës në stadiumin e Kavajës.

“Nuk jam konfliktuar fizikisht me trajnerin e “Tiranës”, Nevil Dede. Ka pasur një veprimtari timen për të qetësuar situatën, pasi trajneri bëri një gjest antisportiv dhe provokues për të gjithë stadiumin. Ngriti grushtin si simbol komunist, për të nënkuptuar se qyteti i Kavajës është qytet komunist”, thotë Roshi.

Kreu i Bashkisë së Kavajës thotë se urdhri për arrestimin e tij është dhënë direkt nga ministri Noka. “Kam qenë prezent në sherrin që ka bërë shefi i komisariatit, Urim Rexhepi me ministrin e Brendshëm, Noka, i cili i ka kërkuar drejtpërdrejt arrestimin tim. Deri në atë moment kam qenë i lirë, në zyrën e shefit të komisariatit duke shpjeguar ngjarjen, pasi jam paraqitur me vullnetin tim të plotë për të dhënë versionin tim për ngjarjen, pasi mësova se ndaj meje ishte bërë një kallëzim. Duket qartë që ka një nxitje politike. Veprimet e policisë nuk kanë spunto ligjore, por kanë shfrytëzuar një situatë të stisur për të diskretituar figurën time, si kryebashkiak i Kavajës dhe si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm të vitit të kaluar. Nga analizimi që u bëhet gjithë veprimtarisë së policisë dhe informacioneve që vijnë nga dëshmitarë okularë, duket që trajneri i “Tiranës” është përdorur nga policia për të plotësuar skenarin e hartuar po nga ata”, thotë Roshi për GSH.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Tashme nuk ka shume rendesi e verteta e ngjarjes ne ambientet e stadiumit. Ato qe do t'i ngelen njerezve ne kete prag zgjedhjesh jane:

1. Edi Rama ka zgjedhur nje "garip" qe nuk permbahet si kryetar Bashkie vetem sepse eshte garip, jo per te tjera vlera. Ne kete aspekt Rama nuk ndryshon aspak nga Ndoka apo Meta.

2. Edi Rama nuk di te mbrroje te tijet, edhe njehere na duhet te imagjinojme cfare do te kishte bere Sala ne nje rast te tille. Rama vazhdon te thote qe eshte ndryshe, por eshte thjesht nje frikacak qe deshiron te mbrohet pas perdes se te qenit ndryshe, mjafton te shohesh se cfare bene deputetet e PDL ne Itali dje per te mbrojtur Berlusconin  nga sulmet e gjykatave te majta italiane (ju lutem te mos bejme debat se sa e drejte eshte, rendesi ka metoda dhe perpjekja).

3. Rroshi ka pushuar te tere stafin e PD-se qe gjeti ne bashki. Kjo eshte qartasi nje hakmarrje e Berishes dhe PD-se. Cfare po ben PS ne kete aspekt? Kur kane ndermend te kercenojne stafet e PD-se per akoma me shume hakmarrje pas 23 qershorit? Nuk behet lufte me Saliun vetem duke mashtruar per uljen e TVSH-se!

4. Arrestimi i Rroshit eshte nje test i Berishes, nje matje pulsi ndaj PS-se. Dhe deri tani testi i thote qe PS eshte e dhjere ne breke.

5. Provokimi i Rroshit nga njerez te Lul Bashes eshte gjithashtu edhe nje test i ketij ndaj Rames e PS-se. Prape deri tani testi i jep te drejte Bashes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.