Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është… që nuk ka mbaruar akoma – thotë Arvizu

Historia ime në Shqipëri është e mbushur me miq të shkëlqyer, sfida frikësuese dhe me një shpresë të fortë për përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë. Kam pasur nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara një prej aleateve më mbështetëse. I vlerësoj mundësitë që kam pasur për të ndihmuar në promovimin e demokracisë në këtë vend. Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është se nuk ka mbaruar akoma! – thotë ambasadori Arvizu në një intervistë me Kristi Pinderin e LGBT në faqen online “Historia Ime”.
Pyetjes mbi sfidat e shoqërisë shqiptare për të çuar përpara respektimin e të drejtave të njeriut, Arvizu i përgjigjet ndër të tjera:
“Shoqëria ka nevojë për dy elemente thelbësore për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut: duhet të ketë vizionin për të parë të drejtat e njeriut si përparësi dhe duhet të ketë një mekanizëm për të mbrojtur individët. Qeveria nuk mund të vendosë përparësi në kundërshtim me popullin që ajo qeveris”. a.n.
Intervista: http://historia-ime.com/en/te-drejtat-e-njeriut/item/1684-am...
Comments
Ik o Arvizu,o promovuesi i
<p> Ik o Arvizu,o promovuesi i "burrit te shtetit" dhe i "yllit ne ngjitje".</p><p> </p>
Add new comment