Qeveria: media ka “kaluar kompetencat” duke raportuar rastin e abuzimit në Austri!

Qeveria akuzon mediat se kanë “tejkaluar kompetencat e tyre” në raportimin e vajzës së abuzuar në spital Austri. Këto çudira i prodhon qeveria shqiptare. Përmes Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, qeveria ka akuzuar mediat shqiptare për tejkalim të kompetencave të tyre në raportimin e lajmit të F. P., studentes së mbijetuar në aksidentin e Himarës. Sipas mjekëve shqiptarë, vajza rezultoi të ishte abuzuar dhe, kishte ngelur shtatzënë gjatë periudhës së kurimit të saj në një klinikë të Austrisë, njofton SH sot.
Dje në media ka mbërritur një letër rekomandimi, ku Çabej tërheq vëmendjen se mediat nuk kanë menduar për pasojat e ndaj subjektit F. P, “për të cilët flitet sot e tregohet gjithçka ka ndodhur, por flitet edhe për një qenie që do të lindë nesër dhe, jo vetëm do të mbahet mend çfarë ka ndodhur. Por, fëmija në të ardhmen e tij mbetet i cënuar, duke iu shfaqur në çdo moment ngjarja se si ka ardhur në jetë, ç’ka do të dëmtojë edhe personalitetin e këtij të fundit.”
Rasti është vërtet delikat, por fenomeni i ndodhur kërkon jo vetëm mbulim të plotë, por do të kërkonte edhe inisiativa ligjore nga ana e shtetit shqiptar. Në emër të privatësisë së një fëmije që do të lindë, a duhet heshtur për një adult të abuzuar sot?
k.c.
Comments
Jam dakort qe mediat shume

Jam dakort qe mediat shume shpesh shkelin 'privatesin' per te ofruar lajm 'te virgjer' dhe te 'rralle' !

Gjithashtu nuk jam dakort se 'shkelet privatesia e nje femije qe do te lind' ( apo jo,se nuk e di kush sakte ?!) por eshte shkelur privatesia e memes se tij (me deshire a pa deshire).

Meqe neve na pelqejne 'thashethemet' dhe na pelqejne 'scoop-et' harrojme se ne cfare ujrash e hedhim 'varken prej letre' te informacionit. Mediat tona dhe nje te aksidentuar publikisht e konsiderojme person publik dhe mund 'thurrin' cfaredo dhe sido.

Media te respektoje qytetaret qytetare, edhe ne rastet kur policia bene arrestime me akuzen 'dyshohet', pasi japin emer e mbiemer, emrin e babes e te nenes , te gruas, te femijeve, aktivitetet, madje dhe 'nishanet' e trupit qe i di vetem...media!

Media , respekt per qytetaret, se nuk jane politikane a punonjes publike ! Jane qytetare dhe jo si ju qe na shponi syte e veshet me kunjat qe kuajme dhembet...

Po lexoj nja 10 shkrime ketu

Po lexoj nja 10 shkrime ketu dhe po e kuptoj qe kjo faqe qenka propagande elektorale dhe kaq. Po pse beni sikur nuk e dini ju qe Komisioneri i Mbrojtjes se te Dhenave Personale nuk eshte Qeveri?

Z. Arsen, A ka ndonjë gjë në

Z. Arsen,

A ka ndonjë gjë në këtë vend që nuk është "qeveri", më saktë 1 person i vetëm?

K.C.

Add new comment