Ministria e Turizmit “vjedh” socialistët

Postuar në 16 Mars, 2013 05:31

 

Turizmi shqiptar dhe mënyra se si reklamohet në botë është kritikuar ditë më parë nga kanali prestigjioz amerikan CNN, raporton Tema.

Me sa duket kanali amerikan i  lajmeve e cilësoi sloganin e Ministrisë së bumit turistik: “Albania A New Mediterranean Love”, si një ndër sloganet më të këqija për turizmin. Ministria e Turizmit dhe e Kulturës, ka reaguar menjëherë dhe e ka “ndryshuar” atë, duke vjedhur sloganin “socialist” “Albania, Europe’s Last Secret”. Ky slogan ka dalë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që u mbajt në Berlin, ku Shqipëria u prezantua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit me këtë logo.

Logoja “Albania, Europe’s Last Secret” ka qenë pjesë e strategjisë për turizmin në vitin 2003, pra e Partisë Socialiste.

k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Ne Shqiperi jemi mesuar qe nuk respektohen te drejtat e autorit!</p><p>E rendesishme eshte qe te kemi turista!</p>

Submitted by Arseni (not verified) on

<p>nuk ma ndjen per kete minister budalla, por a jeni ne vete qe merreni me nje argumentim kaq idiot??? Slogani i socialisteve, slogan i demokrateve, a jeni ne metro mo??? Eshte slogan turizmi i shtetit dhe jo i partive ore mendjethare!!! Argumentat qe hidhen ne fushata elektorale i trajtojne njerezit si truthare dhe shpiket cdo budallallek politik! Nuk isha futur ndonjehere ketu dhe me doli ky link te slogani i turizmit por rrisni nivelin se late nam! Ketu shkruakan emra te njihur me cpo shoh, por qenka zhgenjyes analizimi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.