Ambasada amerikane konsideron si parti kryesore në Shqipëri: PD, PS, LSI, FRD dhe AKZ

Ndërkohë që eksponentë politikë të mazhorancës dhe analistë pranë saj i nënvleftësojnë ose përçmojnë publikisht dy partitë e reja, FRD dhe AKZ, Ambasada amerikane në Shqipëri i konsideron ato si dy nga 5 partitë kryesore.
Ambasada njoftoi sot se ka financuar një seri trainimesh mbi debatet politike për përfaqësuesit e Forumeve Rinore të pesë partive kryesore politike shqiptare, PD, PS, LSI, FRD dhe AKZ.
Sipas saj, qëllimi është që të bëjë pjesë të procesit elektoral debate të përqëndruara në politika tematike, të nxisë partitë politike që në fushatat e tyre të fokusohen në tema të ditës dhe të angazhojë qytetarët në diskutime politikash mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Duke shpresuar se kjo do ta zhvendosë politikën shqiptare larg retorikës joefektive politike, Ambasada njofton se, pas këtij trainimi, pjesmarrësit do të debatojnë me njëri-tjetrin në një seri prej tre debatesh, të cilat do të transmetohen nga televizionet shqiptare.
Re.Pu.
Në foto: Të rinjte politikanë duke u trajnuar nga Ambasada amerikane.
Add new comment