Nëse Ilir Meta po e mendon një projekt pas 2013-s, atëherë ka vetëm një zgjedhje, “me PD”, sipas Shkullakut

Postuar në 15 Mars, 2013 14:01

Në një shkrim te MAPO, Armand Shkullaku analizon të ardhmen e Metës në bazë të vendimit që do të marrë ai për këto zgjedhje. Madje ky vendim po kushtëzon dhe fushatën e PS e PD, pasi Ditët numërohen me gishta dhe vendimi i LSI-së po kushtëzon deri diku edhe sjelljen e dy partive kryesore në këtë pragfushatë.”

Shkullaku nuk ngurron ta quajë “ofertë” (fjalë delikate në vend të “pazar”) zgjedhjen që duhet të bëjë LSI dhe shkruan se:

Në varësi të ofertës Berisha-Rama, do të lëvizte edhe pozicionimi i Metës. Në këtë rast, vendimmarrja e LSI-së do të vinte si rrjedhojë e negociatave me të dyja palët, ku prioritet do të kishte oferta më e lartë. Në pamje të parë kjo llogaritje (duke e harruar njëherë e mirë moralin politik për të gjitha palët) duket normale dhe si rezultat do të kishim një qeveri të re Berisha ose Rama me një LSI më të fuqishme brenda saj. Në këtë logjikë, çdo hamendësim për dilemën se nga do të shkojë LSI do të ishte i thjeshtë. Ajo do të shkonte me atë që i ofron më shumë.

Shkullaku argumenton se projekti përtej 2013-s, ka vetëm një emër: PD, dhe se “Ai vetë me siguri e ka marrë ndërkohë vendimin. Mosshpallja e tij, më shumë sesa shenjë hezitimi, është një lloj shijimi i fërkimit nga të dy krahët dhe sigurisht i të qenit në qendër të vëmendjes. Pra, vetëm çështje kohe.

I plotë:

http://www.mapo.al/2013/03/14/meta-nje-vendim-pertej-vitit-2013/

fotomontazhi: galeria shqiptare

Comments

Submitted by landi (not verified) on

(deleted) shkullaku esht gazetari (deleted)  ne kete vend,pas tij vjen fevzo

Submitted by f d (not verified) on

Rekomandimi me i sakte qe kam lexuar gjate kesaj parafushate eshte ky i mesipermi : LSI duhet te beje koalicion me PD.

Pse ?!...Bashke e kane gatuar kete lloj 'turlie' te servirur ne keta kater vjet ne sofrat tona, dhe po bashke duhet te marrin 'dekustimin' popullor ( jo [populist) te 'gatimit' jo tradicional.

"Shartimet' e gorices me dardhe jane shume 'produktive' dhe ne 'shije'...Le te vazhdojne kultivimin e shartimin dhe le t'i provojme edhe me tej nese na pelqejne !

LSI + PD eshte gjeja me e natyrshme e unike pas ketij katervjecari, sepse jane rritur duke rrufitur nga njeri tjetri 'klorofile'.

Submitted by anonimoverover (not verified) on

Si mund të mendoj ndryshe Shullaku? Nuk besoj shumë te fuqia intelektale e tij dhe sa për afairet i bën shumë mirë. Unë nuk dëgjoj që ti bëj ndonj[ë ftesë PS; PS është shprehur jemi gati të bëj aleancë me cilëndo parti që pranon programin tonë, një kërkesë për mua shumë dinjitoze dhe racionale.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo zoti Shllaku është me shumë fatë gazetaria që ka antarë të tillë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.