Edi Rama do të tregojë me një editorial se ka nisur numërimin mbrapsht për këtë qeveri

Edi Rama numëron ditët mbrapsht të qeverisë. në një postim në blogun e vet, shkruan:
Mbetën 100 ditë nga ora e vendimit të popullit sovran për katër vitet e ardhshme.
Si një rastësi domethënëse numërimi i këtyre 100 ditëve të fundit të pushtetit të zvjerdhur të PD, bie mu në pervjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Mandati i vjedhur i 2009-ës u përdor nga Saliu për të shkatërruar procesin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të familjeve të viktimave për drejtësi.
Rilindja që duam do të vijë edhe si rilindje e shpresës tek drejtësia. Duke e nisur nga qeverisja me frymën e se drejtës jo me shkopin e padrejtësisë. Përmes një qeverisjeje të drejtë, të hapur, të mbështetur tek vlera e së vërtetës e jo tek gënjeshtra si deri më sot, ne do vendosim një standard të ri.
Sot nuk ke ç’kërkon në dyert e prokurorisë e të gjykatave përderisa nga dera e qeverisë nuk merr asgjë sipas nevojës po gjithçka sipas xhepit.
Sot çdo gjë që shteti ka detyrë të ofrojë është vetëm një mall që blihet. Drejtësia është mall. Kujdesi shëndetësor është mall. Arsimi është mall. Madje edhe vetë komunikimi me zyrtarët e shtetit është mall. Pa lekë asgjë nuk merr nga ato që të takojnë me Kushtetutë, ligj e zakon.
E në fakt zgjedhja e 23 qershorit është një zgjedhje mes të drejtave e të mirave publike si vlera të garantuara të shoqërisë që duam, apo si mallra që blihen në pazarin e pushtetit të korruptuar që kemi.
*edirama.al
Comments
Numerimi mbrapsht po behet

Numerimi mbrapsht po behet edhe me anen e ''100 aresye per te mos votuar Berishen''. Dje doli Tahiri per Gerdecin, ndersa sot Veliaj per papunesine nder te rinjte.

Njeri e sheh 'mbrapsht' e

Njeri e sheh 'mbrapsht' e tjetri 'mbare', se varet nga na del dielli e nga na rrjedh lumi ! Lindje a perendim ?!

Me fjale Edi Rama ben

Me fjale Edi Rama ben mrekulli por fatkeqesisht ka shume probleme me bazen e PS ne rrethe te ndryshme te vendit.

Lind pyetja: A do ta mbeshtese baza arbitraritetin dhe autoritarizmin e Rames? Le te shohim cfare do te ndodhe ne zgjedhjet e qershorit .

Add new comment