Ngjela, Zogaj apo Kurt Kola, janë testi i Rilindjes së Ramës, shkruan Çili

Postuar në 16 Mars, 2013 07:46

Në një editorial te Mapo, H. Çili ngre pikëpyetjen e integrimit të disa figurave “problematike” si Ngjela, Zogaj apo Kurt Kola, në Rilindjen (që Çili e quan ‘të Edi Ramës’).

Pyetja e Çilit merr legjitimitet për faktin se ata “kanë qenë përherë problematikë për politikën shqiptare të majtë dhe të djathtë, por brilant për të shprehur interesin publik apo sensin e historisë së tranzicionit shqiptar” duke I konsideruar se “kanë qenë përherë deri të padurueshëm për lidershipin e të majtës  apo të së djathtës, por përherë me mendimin dhe idetë e tyre pa pyetur për kufij dhe barriera partiake. Kanë qenë gjithnjë të sikletshëm për koalicionet e së majtës apo të djathtës në pushtet apo në opozitë, por përherë me guxim për të bërë aleancë me të vërtetën dhe të dobishmen, me shoqërinë.” Çili pyet “A do t’i pranojë “Rilindja” e Edi Ramës dot individualitete  të tilla “tradhtare” të kampeve të tyre politike, por gjithnjë besnikë të ideve të tyre?”

Duke hedhur dyshimn se Rilindja mund të jetë vetëm socialiste, Çili konkludon se “Këta tre emra janë fija e fundit ku mbahet një farë përpjekje e Edi Ramës për t’u projektuar përtej krahut të vet politik, për t’u projektuar përtej gardhit të një pale politike, përpjekja e Edi Ramës për të projektuar në shoqërinë shqiptare një qasje ndaj së vërtetës, ndaj sistemit demokratik, ndaj interesit publik përtej interesit socialist.”

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kurse me ty dhe dallkaukun Shqipëria ecën përpara

Submitted by ana (not verified) on

Po mire Edi Rama qe sipas Çilit i paska keta tre emra 'si fija e fundit ku mbahet një farë përpjekje për t’u projektuar përtej krahut të vet politik' po per ta, çfare eshte Edi Rama? Apo perpjekje per t'u rebeluar ndaj Berishes = te djathtes. Prit, kujt, ciles te djathte??????

Nejse, seriozisht ju te Respublica's qe merreni me Henri Çilin, paskeni patur kohe per te humbur (edhe une bashke me ju). Sigurisht per Çilin, si nje njeri i nenshturar vetem ndaj parase, teresisht ne perputhje me personazhet provinciale te Balzakut te cilat nuk i humbin tiparet karakteristike edhe pse ne nje realitet tjeter disa shekuj me vonde, bashkimi i disa intelektualeve me qellim jo monetaro-fitimprures, por kundershtues, e si pasoje monetoro-humbes, eshte nje realitet i pamundur, ndoshta i denje per librat qe do shkruante Çili, nese do te kishte pak talet letrar. Kaq per Çilin, une per vete artikullin e tij gjithsesi nuk e kam lexuar, e nuk besoj se do ta lexoj po per Preçin ndoshta votoj, sikur vetem per poezite qe shkruan. I sjellin me te mire vendit se ç'i sjell vemja e mesiperme!

Submitted by Anonim (not verified) on

Djem,te me pardesy gri te dhjetorit 90, si Saliu, Azemi dhe Gramoz Pashko ishin testi i Rilindjes së shokut Ramiz

Submitted by Noc Rroku (not verified) on

Po nuk u integrua edhe zogaj, nuk besoj se PS t'i kete punet ne vijë!!

Submitted by dritan (not verified) on

Hiqeni mendjen se do te gjeni personalitete ne partine e Rames (nuk eshte me paria socialiste) te gjithe po i qeron dhe po i zgjedh deputetet te tille qe kur te humbase te mos i kerkojne doreheqjen. Zoti duhet ta kete dashur jashte mase sh Berishen perderisa i ka lene si kundershtar nje hajvan te tille !

Submitted by ana (not verified) on

Nuk po flitet per personalitete ne partine e Rames, por per aleate te tij, qe gjithsesi nuk kane te drejte t'i kerkojne asgje mbi detyrat e tij si kryetar partie por vetem si kryetar i opozites se bashkuar! Ju keshilloj te lexoni, mendoni, formuloni mendim e pastaj te shkruani zoteri!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.