Sa herë që kemi zgjedhje, të tjerët parashikojnë rreziqe e destabilitet

Postuar në 15 Mars, 2013 12:11

Në mënyrë disi të papritur, po vinë mesazhe panik-ndjellëse nga qendra e agjenci të huaja lidhur me Shqipërinë. Pas ogurit të keq që ndillte drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, teksa fliste para ditësh në Senatin amerikan për faktin që institucionet publike shqiptare janë edhe të korruptuara, edhe të kontrolluara politikisht, apo për rrezikun e rikthimit të tensioneve politike në rrethanat elektorale, dje ishte radha e një agjencie financiare britanike, “Maplecroft”, që e konsideronte Shqipërinë “një vend të pasigurt dhe problematik për sa u përket investimeve të huaja në këtë moment”.

Argumenti kryesor për të dalë në këtë konkluzion janë pikërisht zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit dhe turbullirat që pritet të vijnë pas tyre, të cilat sipas agjencisë ndikojnë në mënyrë të drejtë në klimën për investitorët në vend. Kjo agjenci i këshillon klientët e saj dhe po kështu investitorët botërorë të jenë të kujdesshëm, sepse zgjedhjet shqiptare të qershorit pritet të jenë të kontestuara.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk do te jete ndryshe sepse, per kedo qe ka sy ne balle, zgjedhjet do te manipulohen nga PD dhe LSI. Trazirat nuk do te mund te shmangen, nese Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk vene Shqiperine mbi interesin e tyre te çmendur dhe ogurzi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.