Ndikim dhe efekt politik mbi mediat - thotë UG mbi vendimin për të nxjerrë TCH-në nga ish-Ekspozita

Postuar në 19 Mars, 2013 18:00

Unioni i Gazetarëve ka reaguar lidhur me veprimet e fundit ndaj disa ambienteve të televizionit Top Channel të vendosura në godinën e ish-Ekspozitës në Tiranë.  “Aleksandër Çipa, kreu i ketij Unioni e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve – shkruan faqja online e TCH. Citohet Çipa: "Dënojmë aktin e rrethimit të një mjedisi, të një kanali kombëtar televiziv nga forca policore apo edhe forca përmbarimore… Një vendim i tillë që ekzekutohet pikërisht në një moment të tillë nuk e përjashton dot as ndikimin, as efektin politik mbi mediat shqiptare… Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bën thirrje që forcat vendimmarrëse dhe ekzekutuese të këtij urdhëri të tërhiqen nga ky veprim. T'i lënë kohë stafit televiziv, sipërmarrjes televizive dhe në vecanti menaxhmentit të kësaj kompanie të kryejnë veprimet dhe të kenë kohë fizike për të ndërtuar transferimin, ringritjen e studiove".

Sipas UG ne çdo vend do te kishte reagime te forta te shoqatave të mediave, kur programe me audience te larte rrezikohet të ndërpriten për shkak te politikave qeveritare. a.n.

Video:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=253629

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Qe kjo eshte shkelje, nga ana qeverise Berisha nuk diskutohet.

Qe ka gjithashtu konotacione te forta politike, pershkak te rreshtimit majtas te Top-Channel, edhe kjo nuk diskutohet.

Por qe te lejohet klani i To-Channel/Digitalb qe te pasurohen pa kufi, ne dem te pronareve te ligjshem te tokes, te cilet prej viteve kan marr nje lemoshe qera, (te cilen nuk e kan negociuar ata por qeveria e PS-se), kjo nuk mund dhe duhet te lejohet ne nje shtet demokratik.

Ketu vazhdohet te mohohet e drejta e individid (apo grupit) qe kane ne pronesi kete prone. Ska pune as PS e Rames dhe as PD e Berishes te nderhyje ne nje prone private. Pronaret kane te drejte te kerkojne kthimin e tokes ose ne qofte se ka bythe (dhe me besoni pronarja e Topit dhe Mond Leka kane goxha bythe), le ta blejne me cmim tregu pronen dhe te kenaqin kerkesat e pronareve te ligjshem te cileve ju eshte bere nje dem ekonomik qekur "shteti" (qofte i Ps-se dhe i PD-se) ben si i forte me pronen e tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.