Çështje sulltanatesh

Postuar në 19 Mars, 2013 08:01

Sulltanati i Omanit ka tragetet më të shpejtë në botë. Porti i këtij sulltanati quhet Muskat dhe gjendet në një gji të vogël, ku përditë ndalojnë për të pushuar kryqëzorët e mëdhenj turistikë. Në Muskat kanë bazën tragetet më të shpejtë të makinave në botë "Hormuzi" dhe "Shinas". Sulltani Qabos (në foto), sunduesi i Omanit që prej 33 vjetësh, nuk i ka blerë katamarët për të luajtur, por se ata kanë një rëndësi strategjike për politikën e brendshme. Tragetet e lidhin shtetin kryesor të dinastisë së Omanit me enklavën Khasab 500 kilometra në veri të Gadishullit Arabik. Udhëtarët mund t'u shpëtojnë nga deti vonesave të gjata në pikat kufitare me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për distancën prej rreth 500 km, trageteve me shpejtësi të lartë u duhen vetëm 5 orë, pra me rreth 100 kilometër në orë fluturojnë tragetet mbi Detin e Omanit (bileta kushton rreth 40 €). Ato janë ndërtuar në vitin 2008 në kantjerin detar "Austal" në Australi. Tragetet punojnë me katër motorë V-20-cilindrësh të firmës gjermane MTU. Secili nga motorë katër turbodiesel ka një fuqi 8800 kf - pajisjet që nevojiten për të shtuar shpejtësinë e tragetit janë nga Suedia. Makinat sigurohen në bord me shiritë specialë. Për ushqimin me një standard të lartë në bord Omani ka kontraktuar kompaninë gjermane FRS Flensburg (Förde Reederei Seetouristik). FRS ofron gjithashtu edhe ekuipazhin, i cili është nga e gjithë bota. P.sh. kapiten i "Hormuzit" është nga Estonia, oficeri i tij i parë është rus, inxhinierët mekanikë janë gjermanë, kurse anëtarët e ekuipazhit të kabinës janë nga Omani. D.W.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne fund te leximit me erdhi nje mendim ne koke, mu be sikur sapo kisha lexuar lajmin: "Ne Kine u permbys nje thes me oriz"

Pak me teper cilesi ne zgjedhjen e artikujve do te ishte mire. Ne fund te fundit jo cdo zog qe fluturon mund edhe te haet.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

te besh gazetari nuk do te thote te marresh artikuj te huaj,  ti perkthesh me google translate,  dhe ti botosh te ResPublica!

shkrimi ka shume pasaktesi si ne aspektin e temave detare te perdorur(distanca,koha, emertimet,portet, aspektin teknkin te mjeteve etj),

ashtu dhe ne aspektin gjeo politik dhe ekonomik  te rajonit ne lidhje me titullin e artikullit qe ska lidhje fare me permbajtjen.

mund  tja permend por autori e kupton dhe vete qe ja ka fut kot!!!!!!!!

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Shume interesante historia e sulltanit te Omanit. Pak a shume si te flasesh per Bentley-n e Balotellit......

Me terheqin jashte mase arritjet teknike por te flasesh per keta faraone te koheve moderne me duket  thjesht gossip  teknologjik.

Pa dashur te beje kompetentin do te ishte mbreslenese nese flitej (pa u larguar nga fusha) per "trenin e qiellit" ate qe lidh Pekinin me Lhasa-n(Tibetin). Nje mrekulli teknologjike me lokomotiva  qe punojne ne kushte ekstreme  te pothuaj mungeses se ajrit( deri 5000m) dhe kabina te presuara ashtu si avjonet e linjes. Ishte deshira e Maos ajo qe te lidhte Pekinin me çatine e botes (çeshtje kinezesh) por qe u realizua vetem ne 2006 per nje kosto totale ....  qe e kalon me qindra here ate te sulltanatit te Bruneit e  Omanit te marra se bashku.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pa aspak tendenciozitet, nuk e kuptova qellimin e shkrimit pertej komunikimit te njohurive te pergjithshme mbi boten. Nese keto dite, kur per arsye natyrore tragetet e udhetareve te linjave Itali-Shqiperi kane vonesa te theksuara, qellimi i Respublica-s (jo i DW) eshte te aludoje me futjen e teknologjise se ngjashme ne tragetet tona ose ato italiane, ateher duhet pasur parasysh, se teknologjite ultramoderne ne rajonin e Gadishullit Arabik sot arrijne te depertojne vetem per arsye te subvencionimit masiv me "petrodollare". Keshtu duket te jete edhe rasti me tragetet e Sulltanatit te Omanit, te cilat nuk do te ekzistonin ne kete vend, nese sulltanati nuk do te kishte te ardhura te mjaftueshme nga shitja e naftes apo e gazit per te subvencionuar nje bilete 40 euro per nje distance 500 km.  As Shqiperia e as Italia nuk e kane, te pakten aktualisht, fuqine financiare per te subvencionuar tragete te tilla. Pervec kesaj, ekonomite e tregut te lire veprojne sipas parimeve te ekonomise private, per te cilat subvencionimi eshte nje anomalitet dhe jo normalitet, si ne rastin e sjelle ketu. Prandaj, nese shembulli i sjelle aludon me idene se nje histori e tille eshte e transferueshme ne Shqiperi, atehere kjo eshte thjeshte nje utopi. Por nese Respublica ka sjelle thjesht nje kuriozitet (nga DW) per zgjerimin e njohurive te pergjithshme, atehere falemnderit per kontributin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.