Kapelja e Jozefinës

Postuar në 19 Mars, 2013 13:47

Deklarata e Berishës se Papa e bekoi për fitoren e 23 qershorit dhe se qielli vegoi kur Berisha i Shqipërisë i shtrëngoi dorën Papës, po komentohet gjerësisht në forume; shumë e kanë marrë lehtshëm dhe tallen, të tjerë ndihen të irrituar.

“Shqiptarët po binden gjithnjë e më shumë se kryeministri i tyre nuk është një njeri normal, ai është një shmangie nga norma sociale. Mirëpo, tani ne shqiptarët e kemi ngrënë turpin me bukë dhe sa herë që jemi në kontakt me të huajt duhet të ulim kokën kur na përmendin hyneret dhe marritë e kryeministrit tonë…- shkruan Ilir Yzeiri në TemA Online dhe më pas merret edhe me kapelen e çuditshme që mban në kokë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Shkruan Yzeiri:  “Kjo ceremoni madhështore, siç është përurimi i Papës, është një rast hijerëndë reflektimi dhe një ngjarje e përzishme gjithashtu. Papa është pasues i Shën Pjetrit, i atij që do të zëvendësonte Zotin në tokë. Dhe ky rast i mbledh gjithë besimtarët bashkë që të kujtojnë sakrificat e mëdha të Zotit për të shpëtuar njeriun si dhe për të kujtuar flijimin e Zotit, gjithashtu. Ndaj gratë hedhin në kokë një sharp të zi, ndërsa Jozefina jonë, një shmangie tjetër sociale, vë në kokë një kapele nga ato të modës së fundit dhe ngjan si gagarele në atë mjedis ku gruaja më e fuqishme e globit, zonja Merkel, është veshur më shumë sesa thjesht. Mirëpo kjo është punë të marrësh dhe punë katundarësh gjithashtu….” a.n.

http://www.gazetatema.net/web/2013/03/19/shmangia-mendore-e-berishes-ne-...

Comments

Submitted by PtuJozi (not verified) on

Jozefina i ngjan maskimit te macokut me cizme. Ju kujtohet libri me vizatime?

Submitted by Bard (not verified) on

Vertet, shifeni kete "aristokraten" tone, i'a paska dhi' Merkelit! Cfare idiotesh mban kjo toke ore aman, po si s kane piken e modestise, si s'kane piken e njerzillekut!!? Po turp xhanem s'kane? Zengjine te rinj, s'ke ç'thua, veç tu hapesh rrugen...

Submitted by Gjon (not verified) on

me falni,

ketu injoranca eshte e gazetarit, pasi grate mund te mbajne ne koke jo vetem nje sharpe te zeze por edhe kapele, pikerisht ne shenje respekti. Vertet qe ne kohet moderne ky zakon ka ardhur duke u zhdukur por kjo varet nga shijet personale.

Ju lutem mos futni inatin politik edhe ne ceshtje te vogla si keto. Mjafton qe dikush t'ju japi nje "la" dhe ia filloni te gjithe ne kor te njejtes muzike bajate.

Nese duam te bejme nje diskutim per menyren e veshjes se politikaneve tane atehere le te gjykojme pa dallime politike majtas apo djathatas do te shikoni qe edhe nga e majta ka ekstravaganza sa te duash duke filluar me kreun e PS.

Submitted by siri sulejmani (not verified) on

Jozefina kapelino / Ne Vatikan bere buje / Si te ishe Prudentino / Shkodren e le mbyt ne uje :)

Submitted by drini (not verified) on

-Kapelja apo kapela? ( meqe keto dite po flitet per gjuhen letrare)

- Kapela e Jozefines, si shala gomarit.

-Berisha flet ashtu sepse vetem ashtu kupton populli i tij.

Submitted by krosi (not verified) on

censuruar

Submitted by Rina (not verified) on

Sipas kodit te miresjelljes, burrat duhet ta heqin kapelen, ndersa grate duhet ta mbajne gjate ceremonive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.