Niveli i diasporës si publik i artit lë shumë për të dëshiruar - thotë Vehbiu duke folur për një këngëtare "fotosh të tulta"

Edhe pse jashtë Ballkanit sot për sot jetojnë disa nga artistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë shqiptaria – në artet vizuale, në muzikë, në letërsi – niveli i diasporës si publik i artit shqip lë shumë për të dëshiruar; dhe nuk ka asnjë shans që të vijë gjë duke u përmirësuar, sa kohë që kjo e vetëquajtur “diasporë” nuk e sheh artin që konsumon, veçse si një lloj dopingu të çështjes kombëtare – shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij, I nxitur siç thotë sepse rastësisht “lexova të thuhej për një këngëtare, përndryshe të panjohur për mua, se “ka pasur sukses në diasporë”.
Çfarë duhet të bëjë një këngëtare, ose artisti në përgjithësi, për të pasur sukses në diasporë; dhe çfarë përfaqëson, në thelb, diaspora shqiptare si publik, në këtë moment – ngre pyetjen Vehbiu dhe ndër të tjera shkruan: “Çfarë intrigon, në këtë mes, është se, në skenat e diasporës, mesazhi i muzikës patriotike përcillet ndonjëherë në format vulgare të tallavës, turbofolkut, seksualitetit crudo dhe një atmosfere prej feste në katund, ku patriotizmi nuk shërben veçse si pretekst orgjiastik. Ajo këngëtarja, për të cilën lexova se “pëlqehet në diasporë”, më ka tërhequr vëmendjen jo për muzikën e saj, të cilën siç e thashë nuk e njoh; po për disa foto të saj të tulta, që janë qarkulluar me zell në mediat; dhe në të cilat ajo kurrsesi nuk i ngjan imazhit që kemi, bie fjala, për Nënën Shqipëri ose Shote Galicën…” a.n.
I plotë:
http://xhaxhai.ëordpress.com/2013/03/18/de-gustibus/
Comments
Kohet e fundit Vehbiu po me

Kohet e fundit Vehbiu po me pelqen shume.

Diaspora eshte heterogjene,

Diaspora eshte heterogjene, edhe ne shije. Sic eshte cdo shoqeri, edhe ajo amerikanja ku jeton Vehbiu. Imazhet e tulta kengetaret shqiptare andej i vodhen dhe po i imitojne duke i shtuar ca ngjyra nacionalizmi per ta bere me te pranueshem quasi pornografine qe i ofrojne publikut. Por te kthesh suksesin e raportuar nga mediat injorante e dembele shqiptare si sukses te duartrokitur nga e gjithe diaspora eshte pak absurde - tek e fundit ajo nga ca qindra duar u duartrokit, qe nuk perfaqesojne as 1% te diaspores.

Vehbiu i di shqiptaret e

Vehbiu i di shqiptaret e diaspores me te mire se pjesa tjeter e rruzullit, a si eshte puna? Vehbiu flet sikur gjithe bota qenkan te marrosur pas operas e vetem shqiptaret e diaspores pas Rihannes e Lady Gaga. Shqiptaret e diaspores jetojne ne boten e sotme dhe ne boten e sotme yjet me popullore jane kengetaret me kofsha jashte. Pike.

Nuk eshte e drejte qe duke

Nuk eshte e drejte qe duke ndenjur afer me nje te paedukuar qe leshon gazra here pas here dhe duke u nisur nga ky, te zesh dhe te gjykosh per te gjithe racen njerzore. Diaspora shqiptare eshte si te gjitha diasporat, ka njerez qe e vleresojne artin, ka njerez qe mbrrockullisin gjithe diten gjepura me mbi kulturen dhe filozofine, ka dhe njerez te zakonshem qe punojne apo disa te tejere qe nuk punojne.

Add new comment