Fule ironizon Berishën dhe përjashton takimet politike nga vizita e 25 marsit

Postuar në 19 Mars, 2013 04:18

Komisioneri për Zgjerim në Komisionin Europian, Stefan Fule, ironizoi dje qëndrimet e Kryeministrit Berisha për sa i përket nacionalizmit shqiptar me një "pyetje" në rrjetin social “Twitter”: “Shqipëria tregon ‘kreativitet’. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera euroatlantike?”, pyeti Fule.

Pak pasi kjo pyetje u postua online, zyra e BE-së në Tiranë njoftoi se Fule, pas takimeve në Beograd dhe në Prishtinë, do të vizitonte më 25 mars dhe Shqipërinë. Ajo që të bën përshtypje në këtë njoftim, lidhet me faktin se Stefan Fule do të jetë në Tiranë në kuadër të një konference që ka si qëllim të informojë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin. Por në njoftim nuk përmendet asnjë takim i tij me zyrtarët e lartë në vend, apo përfaqësues politikë - raporton e përditshmja SHQIP.

“Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fule do të vizitojë Tiranën ditën e hënë, më 25 mars, për të marrë pjesë në konferencën ‘Just BE’ ku do të mbajë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit europian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin. Ai gjithashtu do të prezantojë një portal ueb të Delegacionit të Bashkimit Europian që do të jetë një platformë për të gjithë ata që kanë ndonjë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këto evente janë të hapura për median”, theksohet në njoftimin e djeshëm të zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë. a.n.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Fule nuk e ka problem te takohet me Nikolic dhe Dacic por nuk takon Berishen per shkak te nacionalizmit ????  Eshte thjesht groteske !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.