Arkiv-Lajme

Në fillim është kryeministri që denoncon kontrabandën; pastaj është policia që bën arrestime

Postuar në 26 Mars, 2013 04:05

Në seancën parlamentare të 6 gushtit 2012, ndërsa diskutohej për heqjen e imunitetit të deputetëve, kryeministri Berisha ka thënë, duke polemizuar me deputetin Tahiraj, se “ky i fundit e kundërshton heqjen e imunitetit, pasi kërkon të ruajë biznesin e ilaçeve”. Shqiptarja.com në numrin e sotëm ka sjellë të plotë ndërhyrjen e Berishës atë ditë: “Ai xhandari juaj vrapon tek trarët e doganës dhe rri me doganierë. T’i jap me dokumenta unë. Me ty e kam. Ke punë shumë me dogana e ilaçe. Prandaj të duhet imuniteti. Thuaj se ke kompanitë e mamit.”

"Maqedonia ekziston falë remitancave shqiptare" (që shkojnë shumica për shtëpi, vetura luksi e dasma hollivudiane)

Postuar në 26 Mars, 2013 03:39

Bilal Kasami është doktor i shkencave ekonomike dhe ligjërues në International Balkan University në Maqedoni. Në një intervistë për të përditshmen Zhurnal që botohet në gjuhën shqipe në Maqedoni ai flet për remitancat në Maqedoni, Shqipëri, e vende të tjera të Ballkanit dhe ndër të tjera thotë:

Një detaj mbi "shpatën në shtatoren e Zogut" që duhet verifikuar

Postuar në 25 Mars, 2013 16:20

Një lexues i ResPublica, me emrin Guri Shyti na ka dërguar shënimin e mëposhtëm:

Kim Mehmeti “trazon ujrat” në Prishtinë: Shqiptarinë e ka shpëtuar Islamizmi

Postuar në 25 Mars, 2013 15:37

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka përuruar botimin e librit të tij me titull “Shkupi” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, dhe aty ka bërë pohime që nuk të lënë indiferent. “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet … se në disa vise shqiptare shqiptarinë e ka shpëtuar islamizmi. Në Shkup nuk ka ortodoksë shqiptarë, nuk ka as katolikë shqiptarë. Ka vetëm shqiptarë myslimanë”.

Hilet e Topallit dhe mëkati i Evis Kushit

Postuar në 25 Mars, 2013 14:08

Ju kujtohet ai peticioni që u bë nga një numër intelektualësh putativë në favor të pushtetit e kundër opozitës, në të cilin saktësisht i kërkohej opozitës që të ngrinte kartonët jeshilë në Kuvend për të miratuar tre ligjet e famshëm “të integrimit”? Sipas Topallit, që ishte iniciatorja e atij peticioni, tok me të tjerët ka hedhur firmën dhe Evis Kushi, kandidatja e sapo prezantuar e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Topalli e tha këtë gjë në Kuvend.

Sërish telashe për Tahirin

Postuar në 25 Mars, 2013 12:46

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona për kontrabandë ilaçesh, mes të cilëve edhe babain e deputetit socialist Saimir Tahiri. Lajmi gjendet tashmë në të gjitha faqet online të mediave kryesore të vendit.

Just BE, vetëm një titullar shtetëror në panel, deputetët e PD bojkotojnë (dhe axhenda zyrtare)

Postuar në 25 Mars, 2013 09:49

Është zhvilluar sot në Tiranë konferenca 'Just BE', e cila në media është lakuar dje për mungesën e ftesave për krerët e partive politike, dhe sot për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë. I vetmi titullar institucioni në panelin e përfaqësuesve të BE-së ishte Avokati i Popullit Igli Totozani.

"Ekipi demokrat" – shkruan Panorama dhe boton një listë me emrat e atyre që do dalin nëpër media gjatë fushatës

Postuar në 25 Mars, 2013 07:26

Sipas të përditshmes Panorama, PD-ja e ka parë të nevojshme t' bëjë me listë ata që do dalin nëpër debate televizive gjatë fushatës. E përditshmja në fjalë ka sot si kryeartikull një listë që e quan "ekipi demokrat" me emra ministrash, deputetësh etj të cilët do angazhohen në fushatë nëpër media. Shkruan Panorama:

Shënim: Çfarë paguan qeveria me borxhin e ri që merr në emër të publikut shqiptar?

Postuar në 25 Mars, 2013 05:41

Sipas buxhetit të shtetit për vitin 2013 (publikuar nga Ministria e Financave në faqen http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2013_2451_1.php ), të ardhurat e shtetit janë parashikuar të jenë rreth 460 milionë dollarë më pak se sa shpenzimet e planifikuara. Dhe ky deficit do të mbulohet me huamarrje të re.

Pedofilia politike frymëzon atmosferën abuzive - thotë Dragoti dhe shton për mediat: Deformimi i tyre, pjesë e manipulimit

Postuar në 25 Mars, 2013 04:11

Natyrisht, eshte nje atmosfere kaosi dhe lirie kriminale qe frymezon pikerisht te korruptuarit, abuzuesit, mashtruesit, vjedhesit, vrasesit dhe kriminelet. Te gjithe keta kane pushtet formal dhe informal dhe mbrohen nga institucionet qeveritare dhe te drejtesise.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme