"Ekipi demokrat" – shkruan Panorama dhe boton një listë me emrat e atyre që do dalin nëpër media gjatë fushatës

Postuar në 25 Mars, 2013 07:26

Sipas të përditshmes Panorama, PD-ja e ka parë të nevojshme t' bëjë me listë ata që do dalin nëpër debate televizive gjatë fushatës. E përditshmja në fjalë ka sot si kryeartikull një listë që e quan "ekipi demokrat" me emra ministrash, deputetësh etj të cilët do angazhohen në fushatë nëpër media. Shkruan Panorama:

"Eshtë konfiguruar plotësisht ekipi demokrat që do të përfaqësojë partinë në debatet politike. Ky ekip përbëhet nga zyrtarë demokratë të katër niveleve, ministrat, deputetët, zv.ministrat si dhe këshilltarët e Kryeministrit. Kreu i qeverisë dhe i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë ministrat të jenë të pranishëm në debatet televizive... Në mbledhjen e së martës kanë marrë pjesë gjashtë ministra, duke filluar nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministri i Brendshëm Flamur Noka, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministri i Bujqësisë Genc Ruli, ministri i Kulturës Aldo Bumçi, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu… Do të jenë edhe 13 deputetë, të cilët drejtohen nga kreu i Grupit të PD-së, Astrit Patozi, që do të përfaqësojnë selinë blu në debatet televizive me deputetët e PS-së. Grupit të nëntë deputetëve të publikuar pak ditë më parë nga gazeta i janë shtuar edhe Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumi e Florjon Mima…" Ne.Su.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Keta u vendosen nga mbledhja e keshillit kombetar te PD, patjeter...???</p>

Submitted by voica (not verified) on

<p>Kane harru Bardh Kadillin mer vlla! Ku do shkojne pa BArdhin keto, ai ka dhe nje bab partizon...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.