Një detaj mbi "shpatën në shtatoren e Zogut" që duhet verifikuar

Postuar në 25 Mars, 2013 16:20

Një lexues i ResPublica, me emrin Guri Shyti na ka dërguar shënimin e mëposhtëm:

Në qoftë se do ta vërejmë me kujdes shtatoren e Zogut vendosur në Tiranë nga qeveria e Berishës, shpata e ish-mbretit qëndron e mbështetur nën dorën e majtë. Zbatuesit e monumentit kanë harruar një detaj “të vogël” që, edhe në qoftë se Zogu do ta ketë “zhveshur” ndonjëherë atë shpatë (gjë që nuk ka ndodhur kurrë), e ka bërë me dorën e djathtë. (Kush do të bindet për vërtetësinë e kësaj le të shikojë se në cilën dorë e mban shpatën Skënderbeu në monumentin e sheshit të tij, apo në cilin krah varet shpata në monumentin e Sulejman Pashës etj.). Edhe sikur mbreti të ketë qenë mëngjërosh, gjë që nuk rezulton në asnjë dëshmi historike, gjithsesi është e pranuar nga kushdo që shpata, në përgjithësi, nëpër monumente, varet në krahun e majte pikërisht sepse përdoret me dorën e djathtë. Po si ka ndodhur ky paradoks? Nuk e them me bindje, pasi nuk e njoh skulptorin që ka marrë paratë për atë përmendore, por ka shumë gjasa që autori, duke ia njohur “meritat” Zogut në përdorimin e shpatës, ka dashur të tallet me vetë të zotin e përmendores, ndërsa porositësve, as që u ka shkuar ndër mend dhe as e kanë vënë re një gafë të tillë. Pa folur pastaj për faktin që Ahmet Zogu nuk ka pasur ndonjëherë shpatë dhe pa bërë pyetjen që e kam në majë të gjuhës: po gjithë ato dekorata të larta që mbulojnë gjoksin e Zogut në cilat “beteja” u fituan?!

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Zoti IH, une i pashe linqet qe ju sugjeroni. Dhe ehte pikerisht ashtu si thote autori Shyti. Shpata eshte e zhveshur, e vendosur ne pozicion vertikal dominant perpara dhe eshte e mbeshtetur nen doren e majte, gje qe eshte vertet gabim nga pikepamjet qe parashtron autori. Mos perfitoni nga padija e lexuesve ose nga pasiguria e vete redaktorit te kesaj faqeje qe ka percjellur shenimin. Eshte vertet nje gafe qe cuditem si nuk eshte vene re me perpara

Submitted by burgayetogly (not verified) on

Per dekoratat prit ti se s'ka mbaruar akoma muhabeti: prit kur t'i jape nja dy Berisha e nja tre te tjera Zhozefinka,sa s'do kete vend ku t'ia varin qyqarit..

Submitted by H.B (not verified) on

Eshte e thjeshte per tu kuptuar, skluptori ka patur nje foto te merhumit Zogj perpara dhe ka ndertuar statujen po ne foto ashtu del shpata pra ana e djathte duket e mejte dhe ashtu mbeti . kjo ka te beje me zgjuarsine e atije malesorit qe e ndertoje statujen e tradhetarit. Kurse per dekoratat nuk ka per tu vrare mendja shume po te kujtojme ku i gjeti Esat pasha tere ato dekorata atje i gjeti edhe ai pra te akorduara nga agjenturat e huaja per sherbimet e ketyre tradhetareve ndaj shteteve fqinje...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pamvarsisht se ia paskan vue shpaten ne doren e majte apo te djathte, ketu ka ma shume randesi fakti qe i bahet manoment nji mbreti, komandant suprem i ushtrise, i cili pervehteson arin e popullit te vorfen dhe e braktise ate ne momentin e pushtimit te vendit nga nji force e jashtme.

Vete fakti i ngritjes se monumentit te ketij lloj mbreti tregon se ç'fare populli pa dinjitet asht populli shqiptar, qe perma teper ndjehet krenar. Bile i vehen edhe dekorata. Kulmi. Turp dhe maskarallek i madh per shqiptart.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.