Arkiv-Lajme
Një dështim i madh i Berishës, neglizhimi kronik dhe abuzimi ndaj mjedisit - thotë Miranda Vickers
Historiania e njohur britanike dhe autore e disa botimeve mbi çështjet shqiptare dhe ato të Ballkanit, Miranda Vickers ka dhënë një intervistë nga Londra për të përditshmen DITA, ku flet për shumëçka por ndër të tjera i bën një analizë qeverisjes së Sali Berishës pas 2005-s dhe ndër të tjera thotë:
Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar - thotë Fule për mungesën e qeveritarëve në "Just BE"
Ra në sy që nuk kishte përfaqësues nga Partia Demokratike. A mund të na e shpjegoni këtë?
Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar.
A ju vjen keq që ata nuk kanë ardhur?
Natyrisht që po. Mënyra se si ne kemi folur për shumë çështje ka qënë një mënyrë ku të gjithë mund të gjejnë një mënyrë për të kontribuar në debat dhe për ta çuar përpara.
I janë qepur “ë”-së si statujës së Hoxhës në ‘91-shin – thotë Vehbiu dhe i përcakton ‘reformatorët’ si ‘kryesisht gegë’
Ardian Vehbiu i është rikthyer çështjes së drejtshkrimit me një analizë me titull TË FLASIM SHTREMBËR E TË SHKRUAJMË DREJT botuar në blogun e tij Peizazhe të Fjalës dhe ndër të tjera merret me të famshmen "ë" fundore, më e sulmuara nga ata që po i kundërvihen "zyrtarishtes ballazi" - siç shprehet Vehbiu.
Politikani i ri që ka nervozuar Idrizin flet për "një krimb që nuk e lë rehat këdo që ka lindur çam"
Alqi Koçiko i revistës Klan ka sjellë më në fund një portret të personit që prej muajsh është vënë në krye të pakënaqësive të komunitetit çam ndaj Shpëtim Idrizit me atë që media e prezanton si Lëvizja Çame. Quhet Artur Dojaka, është nga një familje e njohur çame dhe Koçiko e portretizon si më poshtë:
Përurohet memoriali i izolimit; “Yjet” e aktivitetit po ata, Berisha, Topalli e Basha
Është përuruar një memorial i izolimit komunist, me titullin “Postbllok”, që është ideuar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Është një memorial i vendosur në hyrje të ish Bllokut. Përbëhet prej copash nga muri i Berlinit dhe të tjera nga burgu i Spaçit. Dhe si për çudi, edhe përurimi i këtij memoriali ish menduar si një aktivitet me në qendër kryeministrin e kudogjendur. Ishte ai që mbajti fjalën e rastit. Pas tij dhe Lulzim Basha. Të tjerë? Versionet online të Top-channel-it, Shqipit, Panoramës e Ditës nuk informojnë për folës të tjerë.
Nuk mendoj se një grua duhet të ketë çmim - thotë Mesila Doda
Versioni shqip i radios amerikane Europa e Lirë ka botuar një artikull rreth studimit të një grupi që ka punuar për realizimin e një vëzhgimi mbi pjesëmarrjen e grave në politikë, në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë.
Një prezantim tejet jo-profesional i sondazhit të Fondacionit Sorros
Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (njohur ndryshe si “Fondacioni Sorros”) prezantoi sot të dhënat paraprake të një sondazhi për gjendjen sociale të shqiptarëve, krahasuar me vendet e tjera të Europës. Prezantimi ishte tejet jo-profesional, sepse nuk u dha nga prezantuesit asnjë e dhënë për marzhin e gabimit statistikor të sodazhit. Dhe kjo është a-ja e çdo sondazhi! Kur u pyetën për marzhin e gabimit, organizuesit deklaruan se nuk e kanë llogaritur ende.
Artistë e këngëtarë kundër Beppe Grillos
Me t’u futur në parlament, njerëzit e Beppe Grillos (Grillo vetë nuk ka kandiduar) kanë filluar të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Të vdesësh në radhë
Dhjetera paciente ndodhen aktualisht në depon e farmacise së QSUT duke pritur per “likuidin e dializes”, nje mjekim qe mban gjalle pacientet qe vuajne nga veshkat. Në media flitet shpesh për këtë gjë dhe gjen rëndom tituj si “Skandal, mungon dializa në QSUT”. Por rrallë e shpjegojnë për ata që nuk vuajnë nga veshkat se sa e rrezikshme është kjo mungesë për të sëmurët. E ka bërë këtë herë faqja online historiaime.com, ku ndër të tjera lexohet:
Në fillim është kryeministri që denoncon kontrabandën; pastaj është policia që bën arrestime
Në seancën parlamentare të 6 gushtit 2012, ndërsa diskutohej për heqjen e imunitetit të deputetëve, kryeministri Berisha ka thënë, duke polemizuar me deputetin Tahiraj, se “ky i fundit e kundërshton heqjen e imunitetit, pasi kërkon të ruajë biznesin e ilaçeve”. Shqiptarja.com në numrin e sotëm ka sjellë të plotë ndërhyrjen e Berishës atë ditë: “Ai xhandari juaj vrapon tek trarët e doganës dhe rri me doganierë. T’i jap me dokumenta unë. Me ty e kam. Ke punë shumë me dogana e ilaçe. Prandaj të duhet imuniteti. Thuaj se ke kompanitë e mamit.”
