Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar - thotë Fule për mungesën e qeveritarëve në "Just BE"

Postuar në 26 Mars, 2013 13:41

Ra në sy që nuk kishte përfaqësues nga Partia Demokratike. A mund të na e shpjegoni këtë? 

Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar.

A ju vjen keq që ata nuk kanë ardhur?

Natyrisht që po. Mënyra se si ne kemi folur për shumë çështje ka qënë një mënyrë ku të gjithë mund të gjejnë një mënyrë për të kontribuar në debat dhe për ta çuar përpara.

Pjesa më sipër është shkëputur nga një intervistë e Stefan Fule me Ilva Taren në Ora News. Pyetjes pse ky seminar me praninë e shoqërisë civile, akademikëve, medias dhe qytetarëve për t'u kërkuar angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit, komisioneri i përgjigjet: 

Së pari nuk kemi bërë ndonjë ndryshim në politikën tonë. Ne gjithmonë kemi thënë se perspektiva evropiane nuk i përket vetëm qeverisë, por edhe shumë aktorëve të tjerë që duhet të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë që pronësinë e këtij procesi ta kenë të gjithë dhe shoqëria civile është njëri prej këtyre aktorëve tejet të rëndësishëm. Dhe, së dyti, në këtë moment të caktuar të vitit mua më duket se politikanët janë gjithnjë e më të përqëndruar në zgjedhjet e ardhshme. Vullneti i tyre për të ecur përpara përsa i përket axhendës së integrimit në BE ka një vlerë korresponduese, pra në të njejtin nivel. Prandaj vendosëm që të vazhdojmë dialogun duke u fokusuar tek shoqëria civile dhe nëpërmjet edhe medias, për të përfshirë sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.