Artistë e këngëtarë kundër Beppe Grillos

Me t’u futur në parlament, njerëzit e Beppe Grillos (Grillo vetë nuk ka kandiduar) kanë filluar të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Funksionojnë si një sekt, kontrollojnë sho-shoqin, kanë frikë se mos dikush prej tyre tradhëton e votëbeson një qeveri të mundshme të Bersanit, nuk komunikojnë me mediat e me gazetarët, e mbi të gjitha i thonë “jo” apriori çdo propozimi për të marrë pjesë në një qeveri me PD-në, sidoqë nga të gjithë anët bërtitet nevoja për të bërë një qeveri, qoftë dhe një qeveri disamujore, e cila nga ana e vet duhet të miratojë një paketë minimale reformash, përfshirë një kod të ri elektoral. Por Grillo thotë vetëm “jo”.
Kjo situatë ka krijuar nervozizëm tek-tuk. E në këtë histori bien në sy do artistë e njerëz të skenës. Në fillim kanë qenë një numër komikësh të njohur (Fiorello e Crozza, mbi të gjithë) që kanë filluar kritikat ndaj Lëvizjes së Grillos. Pastaj u shfaq Celentano që me anë të një letre dërguar publikisht Bersanit i bënte thirrje të mos ua vinte veshin të sharave e fjalorit të Grillos, por të këmbëngulte tek një koalicion me të. Dukej që ish i pakënaqur. Ndërsa para dy ditësh ishte këngëtari i njohur Franco Battiato, që i thosh: hej Grillo, je duke e tepruar!
Dhe sot është Fiorella Mannoia, këngëtare shumë e njohur gjithashtu, militante e thekur e të majtës në të njëjtën kohë, që ka lënë një shënim me kritika në adresë të Grillos në facebook. “Unë kam votuar për ty, Grillo, dhe të garantoj që shumë të tjerë si unë nuk po të kuptojnë në këtë moment. Nëse je duke menduar se ‘sa më keq, aq më mirë’, në mënyrë që to të arrish të marrësh 100% të parlamentit, siç ke thënë (Zoti na ruajt!), je duke e emnduar shumë gabim. Nëse ecën në këtë rrugë, do të kthejmë krahët që të gjithë”, shkruan ajo në profilin e vet në rrjetin social të Zuckerbergut.
Këta artistë janë njerëz që, me ndonjë përjashtim, kanë votuar për lëvizjen e Grillos.
M.N.
Comments
Do zoti nuk degradon ne

Do zoti nuk degradon ne budallallek edhe kjo levizje, do te ishte shkurajuese per te gjithe ata qe besojne se sistemi mundet te rigjeneroje vetveten. Grillo ka arritur ate qe e enderronin shume italiane(dhe jo vetem), dhe do te bente mire te mos e lejonte kete enderr te shkaterrohej: Ta vazhdoje luften per reformimin e sistemit nga brenda, tani e ka aksesin dhe mjetet per shporrur nga politika coftinat qe e kane qelbur ate prej njezet vitesh. Nese mendon se i duhen me shume vota per ta bere kete, atehere ai mbase nuk ka ndermend ta reformoje sistemin, thjesht do ta beje te vetin.

o muçi ngele duke share

o muçi ngele duke share berluskonin para votimeve, por tani po del me i pergjegjeshmi

Eshte nje loje mjaft delikate

Eshte nje loje mjaft delikate per t'u lozur pa rrezikuar te ardhmen e "cunamit". Sido te levize Grillo apo mentori digital i tije, Casaleggio, efektet jane te pa parashikueshme. Nje levizje e lindur dhe e rritur ne emer te luftes ndaj partitokracise(mignotocrazia per S.B) se çdo krahu do te duhet te gelltise ate çka peshtyre me neveri, inciucio-n ("kruajtjet politike"). Dhe po te ecet me kete hap kjo mrekulli elektorale shkon me shpejtesi drejt nje levizje intagreliste qe preferon te rrethohet vetem nga pasdaran revolucionare ku kontestimet e bazes quhen "cerka te baltes dixhitale" ....... Shtoji kesaj situate edhe perjashtimin a priori te çdo figure te nderuar institucionale, loja behet e pa menaxhueshme dhe thjesht deshperuese

E gjitha kjo per kenaqesine e nje kufome politike si S.B .....

Gjithçka me siper mund te vendoset ne realitetin hipotetik shqiptar te pas 23 Qershorit. Kur nje Kreshnik apo Bamir (larg qofte Iliri) te behen maja e gjilperes elektorale dhe pikerisht ne ate moment te behen me te veshtire se vete Beppe Grillo. Per kenaqesine e S.B -se shqiptar ...kuptohet.

@Bard, me shkrive. Me shprese

@Bard, me shkrive. Me shprese te zoti qe ti vije arsyeja Grillos dhe deputeteve te tij. Zoti ja dha qelizat e trurit, tani i takon atyre ti vene ne pune.

Grillo pati merite qe shkundi politiken ne Itali dhe kanalizoi dhe organizoi shprehjen e pakenaqesise. Por menyra se si e ka strukturuar partine, duke futur e perjashtuar ato qe i do qejfi, pa asnje kriter demokratik dhe mungesa e nje vizioni te pergjithshem te shoqerise, tregon limitet e modelit Grillo. Grillo perfitoi nga fakti se ishte hera e pare qe mori pjese ne zgjedhje dhe se mblodhi rreth vetes te gjithe ata qe merren me politike por jo dhe aq shume.

Ne fakt tani qe fitoi aq shume deputete, ne nje fare menyre i ka ngel dopio gjashta ne dore. Po te lexosh apo degjish retoriken e Grillos dhe atyre rreth tij, ke pak nga te gjitha, pak komunizem, pak kapitalizem, pak liberalizem, pak fashizem, pak anarkizem. Dmth nje imazh i njefare shtrese te Italise, qe do edhe qe shteti ta mbroje por qe mos te paguaje takse banimi, do edhe autobuza por nuk do te paguaje takse transporti.

Mesimi me i rendesishem i levizjes Grillo eshte se politika i urren boshlleqet, nqs partite e "vjetra" nuk japin alternativa, alternativa lind vetevetiu - me pak nga te gjitha brenda.

Prandaj gjërat nuk zgjillen

Prandaj gjërat nuk zgjillen me të bërtitura dhe duke irituar masën por duke dhënë idesh për mirëvajten e ekonomisë

Add new comment