Arkiv-Lajme

Mustafa Nano kundër barazitizmit Rama-Berisha (dhe Çimi e ka maj'gjuhe: "të emërojnë diplomat, të shkarkojnë pastaj")

Postuar në 28 Mars, 2013 17:45

Qershor 2013, zgjedhje apo zgjidhje? - ishte tema e mbrëmshme e emisionit të gazetarit Artur Zheji në News 24, ku ishin ftuar të komentonin Mustafa Nano, Mentor Nazarko, Armand Shkullaku dhe drejtori Ufo (TV) - të cilin Balkanweb (ku gjendet versioni tekst i bisedës në studio) e prezanton me shkurtimin Çim Peka. Mes këtij të fundit dhe Nanos ka patur replika pasi Nano u përpoq të përjashtonte krahasimin mes Berishës e Ramës, duke përmendur Gërdecin dhe 21 janarin.

Pas peticionit shqiptar, edhe një deputet gjerman kundër ndërhyrjes së Turqisë në tekstet e historisë

Postuar në 28 Mars, 2013 14:45

Bernd Posselt, deputet gjerman në Parlamentit Europian ka thënë se Turqia nuk duhet të përzihet në librat shkollor të Kosovës, pasi sipas tij, populli i Kosovës duhet të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë për të rinjtë e saj.

Deputeti Posselt i ka thënë agjencisë së lajmeve dtt-net.com se presioni i Qeverisë së Turqisë ndaj Qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet që të ndalet, transmeton “KosovaPress.

Shqipëri-Kosovë, tregu shqiptar “luftë” mielli dhe qumështi

Postuar në 28 Mars, 2013 12:39

Politika shqiptare dhe ajo kosovare artikulojnë prej vitesh tregun e përbashkët gjashtë milionësh. Por ky treg asnjëherë nuk mundi të funksionojë, madje tensionet mes palëve sa vijnë e rriten. Nëse vetëm para pak javësh u bllokua qumështi në tregun kosovar, tashmë në doganën e Morinës prej pesë ditësh është bllokuar një sasi e konsiderueshme mielli. Mungesa e çertifikatës së analizës së aflatoksinës është gjetur si argument për bllokimin e një sasie prej 135 tonë miell që vinte nga Kosova në Shqipëri.

Bankat e Qipros rihapen me kufizime drakoniane

Postuar në 28 Mars, 2013 10:39

Bankat e Qipros, pas gati dy javësh të mbyllura, kanë rihapur dyert për qytetarët, por vetëm për gjashtë orë në ditë. Ato janë mbushur me të holla gjatë natës, ndërsa pranë tyre janë vendosur forca të shumta të sigurisë. Radhë të gjata njerëzish janë formuar po ashtu para bankave, ndonëse konsumatorët kontrollohen rreptësisht për sasinë e parave që mund të tërheqin brenda ditës.

Berisha nervozohet me përfaqësuesen e Dhomës amerikane të Tregëtisë. "Lëri mënjanë emocionet!", i thotë

Postuar në 28 Mars, 2013 07:34

Kryeministri Berisha ka patur një takim me sipërmarrës e investitorë të huaj, dhe Tema online raporton se Berisha është kapur “në befasi” nga një ndërhyrje e përfaqësueses së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli- Faber. Kjo e fundit, thuhet në tema.al, i ka përmendur një numër problemesh, me të cilat ballafaqohen biznesmenët e huaj, si mosrimbursimi i TVSH-së, ndryshimet e shpeshta ligjore, mosmbledhja e këshillit të biznesit. Dhe pas kësaj Berisha është bërë nervoz: “Realiteti nuk është ai që paraqisni ju.

FIFA heq nga uebsajti lajmin mbi miqësoren Shqipëri-Lituani

Postuar në 28 Mars, 2013 06:55

Një ditë para takimit Shqipëri-Lituani (4-1) si dhe gjatë zhvillimit, pra gjatë mbrëmjes së të martës, nëse hapje uebsjatin e FIFA-s, vëreje se aty lajmërohej se këto dy skuadra luanin me njëra-tjetrën më 26 mars, ora 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore. Ndërsa një ditë më vonë, pra dje, kjo ndeshje nuk ekziston më në uebsajtin e FIFA-s – shkruan në një lajm në faqen sportive e përditshmja Panorama.

Dështon Roberto Benigni si interpretuesi televiziv i Komedisë Hyjnore; audienca ka mbërritur në 4,5%

Postuar në 28 Mars, 2013 05:35

Roberto Benigni ka nënshkruar një kontratë me RAI 2-shin, por nuk i ka përmbushur pritmëritë e drejtuesve të këtij kanali televiziv. Duke parë një sukses fillestar të komikut italian të famshëm në të gjtihë botën në rolin e “interpretuesit të Komedisë Hyjnore të Dantes”, RAI 2 u ngut të lidhte një kontratë për 12 emisione, e u zotua, gjithnjë mbi bazën e kontratës, t’i paguante Benignit afro 6 milionë euro. Dhe llogaritë i kishin bërë me idenë se programin në prime time do ta ndiqnin 15% e teleshikuesve. Por kanë gabuar.

Shënim: A do të bëhet Lezha një Fier i dytë?

Postuar në 28 Mars, 2013 04:56

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, deklaroi sot se partia që ai drejton po lufton për çdo votë në qarkun e Lezhës. Në prag të zgjedhjeve elektorale, Lesi është i sigurtë që do të mund t’i marrë një deputetet ose mazhorancës ose opozitës në këtë zonë elektorale, pasi sipas tij, ai ka mbështetje të madhe në këtë qark.

Lesi është shprehur se Partia Demokratike, si drejtuese e koalicionit s’po tregohet aktive në partneritet teksa shton se “krijimi i një poli të tretë do të shpëtojë vendin nga sherrnaja PS-PD”.

Në listën e peticionit kish nga të gjitha trojet; një ish farmacist e një tjetër student; emri i Kadaresë ishte me bold!!!

Postuar në 28 Mars, 2013 03:30

Ismail Kadare, emri i të cilit ishte i vetmi që ish shkruar me bold (!!!) në listën e atyre që kishin nënshkruar peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikqyrjen e autoriteteve shtetërore turke (përdorimin e bold-it mund ta shihni dhe në versionin e publikuar në respublica.al; është versioni i ardhur për botim nga burimi) ka sqaruar sot për të përditshmen Dita se “po, e ka firmosur, pasi kjo gjë është një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit tone e janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët”.

Cili ka qenë raporti i Berishës me UÇK-në dhe Jasharin (kur ishte ende gjallë)?

Postuar në 28 Mars, 2013 03:04

Një nga shtatoret e ngritura këtë 100-vjetor në Tiranë ishte dhe ajo e Adem Jasharit (në foto, Berisha e Basha i Bashkisë në moment hareje gjatë inaugurimit). Ka pikëpyetje të shumta mbi fillim-vitet ’90 kur Shqipëria lejoi stërvitjen e trupave të para të UÇK-së brenda territorit shtetëror. Dëshmitë publike nga ajo periudhë janë shumë të pakta, ndoshta edhe prej nivelit të lartë të propagandës që mbulon veçanërisht raportin mes Berishës dhe kosovarëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme