Cili ka qenë raporti i Berishës me UÇK-në dhe Jasharin (kur ishte ende gjallë)?

Një nga shtatoret e ngritura këtë 100-vjetor në Tiranë ishte dhe ajo e Adem Jasharit (në foto, Berisha e Basha i Bashkisë në moment hareje gjatë inaugurimit). Ka pikëpyetje të shumta mbi fillim-vitet ’90 kur Shqipëria lejoi stërvitjen e trupave të para të UÇK-së brenda territorit shtetëror. Dëshmitë publike nga ajo periudhë janë shumë të pakta, ndoshta edhe prej nivelit të lartë të propagandës që mbulon veçanërisht raportin mes Berishës dhe kosovarëve.
E përditshmja DITA ka botuar një intervistë me një nënkolonel në rezervë të SHIK-ut, të quajtur Sokol Poga nga Hasi (me eksperiencë 28 vjeçare në zbulim e kundëzbulim i vlerësuar me dekoratë mirënjohje në Kosovë për ndihmën ndaj UÇK-së). Dhe duhet thënë që dëshmia e tij e bën të duket goxha të shtirë gëzimin thuajse fëminor që manifeston Berisha në këtë foto. I intervistuari dëshmon ndër të tjera se vetë Adem Jashari dhe grupet e para dhe aktivistë të tjerë të mëvonshëm të UÇK-së janë dekonspiruar nga Tirana zyrtare tek shërbimet serbe “që në kohën e përgatitjes prej dhjetorit 91 si edhe më pas nga drejtuesit e shtetit pas marsit 92, me president Sali Berishën dhe nga shërbimi i Gazidedes”.
Thotë Poga ndër të tjera: “Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2 (ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga shteti amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të stërvitur në Shqipëri, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të shpërndahen kryesisht në Zvicër, Gjermani e Austri. Vetë Ademi prej atëherë qëndroi në ilegalitet” a.n.
Intervista e plotë: http://gazetadita.al/sokol-shteti-shqiptar-na-shiti-tek-shkjau/
Comments
E lexova intervisten dhe
<p>E lexova intervisten dhe eshte shume interesante. Po vertetohen "thashethemet" qe ka kohe qe qarkullojne ne Shqiperi e Kosove. Urimet e mia kolonelit dhe shpresoj qe t'i shkruaje kujtimet e tija. Ky popull ka nevoje per te vertetea te vertetuara... </p>
Sepse kemi patriotë të shitur
<p>Sepse kemi patriotë të shitur dhe gabimi i pa falshëm që bëjmë të tillë patriotë i pranojmë të na qeverisin dhe të na tregojë se si mund të rishkuajmë historinë tonë janë kaq të pa skurpull dhe ne nuk ngelemi pas kur pranojmë të na drejtojnë të tillë patriotë</p>
Add new comment