Pas peticionit shqiptar, edhe një deputet gjerman kundër ndërhyrjes së Turqisë në tekstet e historisë

Bernd Posselt, deputet gjerman në Parlamentit Europian ka thënë se Turqia nuk duhet të përzihet në librat shkollor të Kosovës, pasi sipas tij, populli i Kosovës duhet të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë për të rinjtë e saj.
Deputeti Posselt i ka thënë agjencisë së lajmeve dtt-net.com se presioni i Qeverisë së Turqisë ndaj Qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet që të ndalet, transmeton “KosovaPress.
“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatorë përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë europian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme”, ka thënë ai.
Posselt ka pohuar se librat shkollor duhet që të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah për këtë Kosovën.
“Është e qartë se të gjithë librat shkollor duhet që të bazohen në të historinë e vërtetë dhe në shërbim të pajtimit midis popujve. Ky është qëndrimi në të cilin unë e përkrah Kosovën. Turqia duhet që mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq”, ka thënë deputeti Bernd Posselt, i cili vjen nga partia CDU e kryeministres gjermane, Angela Merkel. a.n.
Comments
Nderhymja e Turqise ne Kosove

Nderhymja e Turqise ne Kosove per ndrrimin e hitorise tregon tre aspekte negative:

1-Turqia mbetet si Turqia Osmane. Ptrandej ne Shkoder kan thane gjithmone "Turk t'mir e mut t'mir s'ka",

2-Qeveria e Kosoves asht antishqiptare dhe kuislingo-trathtare,

3-Kan te drejte te gjithe ortodokst e Ballkanit te jene ne anmiqesi me shqiptart, sepse ato mbeshtesin Turqine Osmane edhe sot.

Add new comment