Shënim: A do të bëhet Lezha një Fier i dytë?

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, deklaroi sot se partia që ai drejton po lufton për çdo votë në qarkun e Lezhës. Në prag të zgjedhjeve elektorale, Lesi është i sigurtë që do të mund t’i marrë një deputetet ose mazhorancës ose opozitës në këtë zonë elektorale, pasi sipas tij, ai ka mbështetje të madhe në këtë qark.
Lesi është shprehur se Partia Demokratike, si drejtuese e koalicionit s’po tregohet aktive në partneritet teksa shton se “krijimi i një poli të tretë do të shpëtojë vendin nga sherrnaja PS-PD”.
Në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, pati përplasje të forta në numërimin e votave, sepse PD-ja mendonte se ishte afër marrjes së mandatit të 5-të në qark (nga 4 që mori). Por rezultoi se ishte rreth 2300 vota larg marrjes së mandatit të 5-të. Ndërkohë, qarku i Fierit ishte ai ku gara qe shumë më e fortë dhe e ashpër – koalicionit të PD-së i duheshin rreth 320 vota për të marrë mandatin e 7-të (nga 6 që mori).
Me kalimin e PDK-së së Ndokës në koalicionin qeveritar, janë shtuar shpresat e PD-së që të marrë mandatin e 5-të në Lezhë, meqë kjo parti pati 1340 vota atje në 2009-ën. Por një kalim i Lesit në polin e tretë, do ta zbehte efektin e Ndokës, sepse partia e Lesit mori 1560 vota në Lezhë në 2009-ën. Pra, si zor që Lezha të ofrojë një garë aq të ngushtë sa e Fierit të 2009-ës...
E.Zaloshnja
Comments
Nikolla i Lehsit, po perpiqet
<p>Nikolla i Lehsit, po perpiqet qe me ca pirueta ti beje presion Berishes qe ta vendos ne listen e deputetve te PD-se. </p><p>Kulmi eshte qe Zaloshnja na bën analistin per çdo gjë, madie edhe per Lezhen. Ai as qe e ke idene se çfare forcash levizin atje dhe si do te ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve.</p><p>Keta "alalistet" na jane bëre çudibëres, si Cekja i Beratit ne ato komedite e tij...</p>
Add new comment