Bankat e Qipros rihapen me kufizime drakoniane

Postuar në 28 Mars, 2013 10:39

Bankat e Qipros, pas gati dy javësh të mbyllura, kanë rihapur dyert për qytetarët, por vetëm për gjashtë orë në ditë. Ato janë mbushur me të holla gjatë natës, ndërsa pranë tyre janë vendosur forca të shumta të sigurisë. Radhë të gjata njerëzish janë formuar po ashtu para bankave, ndonëse konsumatorët kontrollohen rreptësisht për sasinë e parave që mund të tërheqin brenda ditës.

Kontrollet drakoniane, të përfshira në një dekret të Ministrisë së Financave, kufizojnë tërheqjen e parave të gatshme në 300 euro në ditë dhe ndalojnë shndërrimin e ceqeve në para. Kontrollet e tjera kufizojnë përdorimin e kredit-kartelave qipriote jashtë vendit, ashtu si edhe sasinë e parave të gatshme që mund të marrin qytetarët kur udhëtojnë jashtë Qipros.

Këto kufizime në lëvizjen e lirë të kapitalit paraqesin shkelje të madhe të një parimi të Bashkimit Evropian, thonë disa analistë. Por, Komisioni Evropian ka justifikuar veprimin, duke thënë se “stabiliteti në tregjet financiare dhe sistemin bankar në Qipro përbën një çështje me interes publik”.

Më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/24941566.html

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

"Kufizime drakoniane"?!?!

Mfal, po gazetari i kultures i shkruan artikujt e ekonomise tek Respublika?! E di qe jeni blog jo fitimprures po mos u kurseni aq shume. Te pakten blijini nje liber ekonomie ketij gazetarit.

Ai limit eshte i domosdoshem o shoku "ekspert", sepse njerezit do shkonin e te terhiqnin te gjitha depozitat e tyre; besimi tek bankat ne qipro eshte 0. Nje terheqje masive e tille do sillte falimentimin e cilado banke ne bote pa perjashtim sepse ndryshe nga cmendon ti, bankat nuk i grumbullojne parate poshte jastikut.

Megjithate padituria e gazetarit te respublikes nuk me shqetso mua. Me shqetso fakti qe ky ishte me i dituri i atyre qe aplikuan per ket vend pune.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.