FIFA heq nga uebsajti lajmin mbi miqësoren Shqipëri-Lituani

Postuar në 28 Mars, 2013 06:55

Një ditë para takimit Shqipëri-Lituani (4-1) si dhe gjatë zhvillimit, pra gjatë mbrëmjes së të martës, nëse hapje uebsjatin e FIFA-s, vëreje se aty lajmërohej se këto dy skuadra luanin me njëra-tjetrën më 26 mars, ora 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore. Ndërsa një ditë më vonë, pra dje, kjo ndeshje nuk ekziston më në uebsajtin e FIFA-s – shkruan në një lajm në faqen sportive e përditshmja Panorama.

Takimi ishte një ditë më parë në uebsajt, por u hoq dje – thotë gazeta në fjalë dhe komenton: “Një gjë e tillë, pikë së pari të lë të kuptosh se takimi i së martës nuk ka qenë zyrtar, pra nuk njihej nga FIFA. Kjo duket disi e çuditshme, duke qenë se u zhvillua në një datë të lirë të programuar nga qeveria e futbollit botëror” / a.n.

 

Foto: Futbollisti Elseid Hysa, duke u takuar me nje tifoze, ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Lituani, 4-1, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane. (LSA)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Une i besoj FIFE-s. Pastaj, ne fund te fundit, kujt i plasi se Shqiperia fitoi me Lituanine. Jo per gje, por pashe nje entuziazem ne popull dhe me erdhi keq qe populli jone, me tradite, kulture, histori, e lajle lule te tjera, kenaqet me futboll nderkohe ha m..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.