Në listën e peticionit kish nga të gjitha trojet; një ish farmacist e një tjetër student; emri i Kadaresë ishte me bold!!!

Ismail Kadare, emri i të cilit ishte i vetmi që ish shkruar me bold (!!!) në listën e atyre që kishin nënshkruar peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikqyrjen e autoriteteve shtetërore turke (përdorimin e bold-it mund ta shihni dhe në versionin e publikuar në respublica.al; është versioni i ardhur për botim nga burimi) ka sqaruar sot për të përditshmen Dita se “po, e ka firmosur, pasi kjo gjë është një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit tone e janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët”.
Peticioni është nënshkruar nga disa dhjetra vetë. Binte në sy përmasa mbarëkombëtare e listës, por të shumtët ishin emra të panjohur për opinionin publik (kish dhe një farmacist e një student që kishin firmosur, dhe këta ishin të vetmit firmatarë pa ‘status public ose intelektual’). Sidoqoftë, nuk mungonin dhe emra intelektualësh publikë, si Ardian Ndreca, Agron Tufa, Artan Shkreli, Arbana Xharra, Beqë Cufaj, Flaka Surroi e Avni Zogiani (katër të fundit janë publicistë të Kosovës), Behar Gjoka, Albert Nikolla, Flutura Açka, Francesco Altimari (albanolog me origjinë arbëreshe), Maks Velo, Rudolf Marku, Shaban Sinani, Visar Zhiti, etj.
Re.Pu.
Comments
Ju lutem Respublica. fjala

Ju lutem Respublica. fjala "status public" nuk eshte as fjale e huaj dhe as shqip, eshte thjesht nje paçaure. ndersa me studentin, farmacistin apo farmacisten qe nuk qenkan intelektual e keni menderosur fare. kush qenkan intelektualet sipas jush? pjesmarrsit e paneleve televizive, te ashtuquajtur "analistet", qe jane breke e byth me pushtetin apo antipushtetin?! turp per statusin tuaj qe pretendoni "te pavarur", dhe per ne qe ju lexojme....

Ngritja e zerit qe te mos

Ngritja e zerit qe te mos goditet shtylla kurizore e historise se shqiptareve eshte gje shume e mire. Per ta pasur efektive kete sokellime te intelektualeve shqiptare, mendoj se duhen sheruar nga deformimi disa nga vertebrat e shtylles kurrizore shqiptare qe i perkasin zonave me delikate sic jane vertebrat prej 1939 deri me 2013. Ne Shqiperi, pararendesit e deformimit te historise i kemi pare me perpara se sa Dipllomacia turke te nxirrte nga sunduket e pluhurosur te Dursun bejve dhe Hlkokondileve kurorat e praruara te perandorive gjakderdhese e gjhuheprerese te popujve te Ballkanit. Pikerisht per kete them se peticionistet jane shume prapa ne kohe dhe ne pozicion. Le te shpresojme se kjo do te jete nje drite per te mobilizuar forca te gjithaneshme per te penguar katastrofen me te rende qe i behet Shqiperise qysh prej 1990-s, edhe me e renda se roberia e zeze 500 vjecare, edhe me e rende se luftrat boterore e fashizmi italian e nazizmi gjerman. Periudha e fundit (23 vjecare) ka shkaterruar Shqiperien edhe me shume se c'shkaterroi P. Romake ne Iliri (70 qytete), edhe me shume se c'shkaterroi Perandoria feudal-ushtarake "e dashur" turke pas vdekjes se Skenderbeut (permbi gjysmen e qendrave te banuara prej shqiptareve) edhe me shume se c'shkaterroi e vodhi l1B e L2B, edhe me shume sec vodhi mbreti shqiptar (ky satrap i mbartur nga mbreterite e lashta fisnore te pllajave te Azise).

Shkurt Periudha (vrima e zeze ose Il buco nero ose the black hole) e konsideroj, besoj jo vetem une, si ngjarje qe kerkon sakrifica te panumurta nga intelektualet dhe njerzit e thjeshte per te futur Shqiperine katastrofike ne rrjethen natyrale te popujve te tjere.

S'të paska ardhur lajmi ty se

S'të paska ardhur lajmi ty se puhshtimin e Otrantos e bënë shqiptarët?

Po ç'faj ka lajm mavria, thuaj?

Ka ardhur koha per nje

Ka ardhur koha per nje Peticion qe Vatikani dhe Greqia te njohin Pavaresine e Kosoves...

Po ju zoti Mustafa jeni

Po ju zoti Mustafa jeni intelektual ? Komenti qe keni bere me duket ca i çale, prej kandidati partie, pardon kandidati per intelektual (ju lutem mos e botoni kete koment, lexojeni vetem ju. Juaji Ylviu nga Perondia

Kadarese ia paskan shkruar

Kadarese ia paskan shkruar emrin me bold? Po me GOLD more, me GOLD duhet t'i shkruhet emri atij lloj burri.

Thuaj atij burrit,qe kerkon

Thuaj atij burrit,qe kerkon t'ja shkruash emrim me ''gold'',qe para se te inicioje peticione te tilla,t'a filloje lobotomine nga shtepia e tij ne Gjirokaster ,nje shtepi klasike e turko -otomane me hajate e verande,me abdesthane, e mure te larte rrethuese, me pas te vazhdoje me SHAHİNİN (i vellai qe u pagezua nga familja me kete emer turk ,jo mysliman ,e theksoj,per shkak te nje historie qe i madhi Kadare nuk e tregon kurre) e sa shume si keto.Po ik o İS ...............

Kadare ka qene inisiatori i

Kadare ka qene inisiatori i kesaj fushate qe pas shpalljes se pavarsise se Kosoves, dhe e ka nrgitur zerin i pari. E keshtu qe i takon te dallohet nga te tjeret, bile eshte sulmuar barabarisht nga shume filotruk kosovare.

Jam me ate qe historine

Jam me ate qe historine duhet ta shkruajne vete popujt qe e kane bere historine. Por ne komentin tim dua te theksoj se komentatori "Dardan" eshte antishqiptari me i tebuar. Ai eshte pak nga te gjitha: serb, grek, fanatik katoliko-ortodokso-komunisto-fashisto-nzisto... Kete e tregon ne çdo koment. Keta anonimet më antishqiptarë perdorin emra tradicionale shqiptare, per te qene bindes. Mos eshte Janullatosi ky, more burra komentare-kordhetare?

Përralla,përralla-ha qeni

Përralla,përralla-ha qeni arra", thote i madhi popull. E kush e ka shkruar ate historine Otrantoa? Paul Tedeskini, komentatori i perhershem kunder shumices myslimane ne Shqiperi?! Po harroni konfliktet fetare, more fanatike te fosiliziuar...

E perse cdo gje u thashka

E perse cdo gje u thashka kundra turqise qenka kundra islamit. As turku vete nuk perfaqson me ate radikalizem fetar biles ata cuditen sesi ua kalojme ne me radikale se ata. Ne nuk kemi arsye te ngaterrohemi per pune turqish. Ata ishin pushtues. Tani per inat te grekut apo serbit te levdosh turkun eshte si ti thirresh derrit daje. Nga historia e dime mire se askush i huaj nuk e ka shkaterruar e tredhur me shume se turqit popullin shqiptar. E fundit more vellezer te dashur, po ju pyes nuk eshte turp te vijne te tjeret te na mesojne historine. Shyqyr qe ka akoma nipa te Skenderbeut kjo toke thoni.

Add new comment