Dështon Roberto Benigni si interpretuesi televiziv i Komedisë Hyjnore; audienca ka mbërritur në 4,5%

Postuar në 28 Mars, 2013 05:35

Roberto Benigni ka nënshkruar një kontratë me RAI 2-shin, por nuk i ka përmbushur pritmëritë e drejtuesve të këtij kanali televiziv. Duke parë një sukses fillestar të komikut italian të famshëm në të gjtihë botën në rolin e “interpretuesit të Komedisë Hyjnore të Dantes”, RAI 2 u ngut të lidhte një kontratë për 12 emisione, e u zotua, gjithnjë mbi bazën e kontratës, t’i paguante Benignit afro 6 milionë euro. Dhe llogaritë i kishin bërë me idenë se programin në prime time do ta ndiqnin 15% e teleshikuesve. Por kanë gabuar. Programin ‘Tuttodante’ e kanë ndjekur fillimisht 8% e audiencës, ndërsa sot përqindja është ulur në 4,5%. E kështu rezulton të jetë një nga më pak të ndjekurit në televizionet italiane.

Me këtë ka dështuar, me sa duket, dhe ambicja apo shpresa për të bërë në TV programe shumë të sofistikuara në pikëpamje kulturore.

Re.Pu.

Comments

Submitted by eni (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Tv beresit duhet ta kuptojne qe nuk mund te kerkohet masivitet ne shikueshmeri per &quot;shfaqje&quot; te ketij lloji. Nje tv i mire publik e ben dhe e ruan nje program te tille pavaresisht audiences, per te ruajtur nje standard ne cilesine e shikuesit dhe ne kerkesen per cilesi programacioni. &nbsp;Ne kete rast mund te thuhet &nbsp;- deshtoi qellimi komercial i RAI2.&nbsp;</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Shume e drejte</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kanalet shtetërore nuk duhet të shikojnë numrat por të mundohen të edukojnë shoqërinë që të jetë më e organizuara dhe më njerzore duke ja aritu këtyre fitimi do jetë më i madh se sa numrat e teleshikusëve që kërkojnë kanalet komerciale</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.