Arkiv-Lajme
Kortezia e Zogajt ndaj PD-së, dhe gazetarët që “fabrikuan ikjen e tij nga opozita”
Preç Zogaj në një intervistë të sotmen te Mapo është përpjekur të dërgojë një mesazh te koalicioni i majtë, duke përsëritur se po verifikon arsyet e mbetura të qendrimit në tryezën e tij [Ramës]. “Nuk është në statusin tim të kem pakënaqësi”, thotë Zogaj, por “kam qendrime, mendime”. Megjithatë, ai shprehet se Rama e ka garantuar disa herë, madje për herë të fundit para pak ditësh, se “do të jetë fjalëmbajtës për paktin që kemi bërë në këtë opozitë”.
SHËNIM: Bashkimi (sovietik) i Europës?
Imagjino sikur të kesh në dispozicion disa miliona euro që ke fituar në rrugë të parrëfyeshme. Në shtetin tënd amë, përveç faktit që nuk mund të bësh publike prejardhjen e kësaj pasurie, taksimi është aq i lartë saqë mund të humbasësh gjysmën e milionave në vetëm pak vite. Por nuk je i pashpresë, sepse egzistoka një mënyrë që ti mund të shijosh ato para. Në mes të detit Mesdhe, na është një ishull-shtet bankat e së cilit nuk duan t’ja dinë se nga e kanë origjinën të hollat e tua.
Gardiani më i keq në botë i gazetarëve
Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do që shtypi, - i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, - të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve.
Dy organizma të tjerë s'janë dakord me PINK-un: Lame tregoi homofobi personale. Nuk e konsiderojmë qendrim zyrtar të PS
Organizatat që përfaqësojnë komunitetin LGBT në Shqipëri nuk e mendojnë njësoj punën e artikullit të Artan Lames. Një qëndrim i Ambasadës PINK është replikuar po sot nga dy organizata të tjera të fushës: Pro LGBT dhe Aleanca Kunder Diskriminimit. Në një reagim dërguar në ResPublica pas publikimit të qëndrimit të Ambasadës Pink, këto dy organizata shkruajnë:
Na mbytën gjithfarë lloj perversitetesh – shkruan Lame. Ambasada PINK i kërkon Ramës të distancohet
Ambasada PINK në Tiranë i ka dërguar një letër kreut të PS-së, Edi Rama, ku i ankohet për një shkrim të Artan Lames: “Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon ata me pedofilët, çka tregon inorancën e tij të theksuar lidhur me këtë çështje. Ndër të tjera ai shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet… Përmes kësaj letre ne duam t’ju kërkojmë si Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij, duke ditur se ai ështe një nga anëtarët e strukturave drejtuese të PS.
Ka shumë shqiptarë që kësaj here kanë frikë se aksidenti do të jetë fatal – shkruan Lubonja për zgjedhjet e qershorit
Nuk mund të mos të të bjerë në sy se shumë shqiptarë që ngasin makinën apo ulen në sediljen e parë të pasagjerit, veçanërisht meshkujt, refuzojnë ta vënë rripin e sigurisë, u duket si zhburrërim, si përtesë, si mungesë lirie a ku di unë. Shumë syresh, madje, për të evituar atë sinjalin “pi-pi-pi…”, që bëjnë makinat e reja, e kalojnë rripin mbrapa sediljes, e fusin pastaj tek ajo kllapa dhe rrinë rehat për shtatë palë qejfe.
Cili është kuptimi i vërtetë i fjalës “xhihad”?
Prej kur Osama bin Laden përdori fjalën “xhihad” për të përshkruar sulmet e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara, fjala e lashtë arabe është përdorur gjerësisht nga jomyslimanët dhe myslimanët si stenografi për luftën islamike kundër Perëndimit. 'Por Ahmed Rehab, drejtor i Zyrës në Çikago të Këshillit për Marrdhënie Arabe, ka nisur një fushatë, e cila promovon një kuptim më pak të njohur të fjalës “xhihad” – atë të “luftës për një vend më të mirë, të pëmirësimit të jetës dhe të të bërit e asaj që duhet bërë e jo që është e lehtë”.
Grafite “Vdekje për shqiptarët” në Kërçovë
Grafite me përmbajtje antishqiptare janë shkruar ditët e fundit në qytetin e Kërçovës. “Vdekje për shqiptarët” lexon ne grafitet e shenuara në disa pjesë të qytetit. Kjo situate dyshohet te kete lidhje me zgjedhjet e fundit dhe fitoren e kandidatit shqiptar Fatmir Dehari ne komunën e Kërçovës.
Grafitet nuk janë kursyer edhe në objektet afariste të pronarëve shqiptarë. Këto mesazhe janë shkruar vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë, ku ai porositi se vëmendja e veçantë do të mbetet për këtë komunë dhe se ajo ka qenë dhe do të jetë Maqedoni. (INA)
Ambasadori rus në konferencë për media një ditë pas përplasjes së Berishës me Dhomën Amerikane të Tregtisë
Ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, që është parë rrallë në publik, ka dalë sot në një konference shtypi. Agjensia BalkanWeb raporton disa nga fjalitë e ambasadorit që rrotullohen rreth dy sektorëve strategjikë të vendit: privatizimeve dhe turizmit.
Një studio televizive e destinuar vetëm për internet
Dje isha i ftuar në emisionin Faktor Plus të Mero Bazes. Është i njëjti emision që Baze transmetonte në Vizion Plus, por që nuk e transmeton më, falë shantazheve të qeverisë ndaj këtij televizioni. I mbetur pa një kanal televiziv nga ta transmetojë emisionin e tij, Baze ka gjetur një zgjidhje alternative – internetin.