Gardiani më i keq në botë i gazetarëve

Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do që shtypi, - i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, - të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve. Së paku 49 reporterë janë prapa grilave. Me këtë hyrje nis një shkrim sot në të përditshmen britanike “Times”.
Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike. Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Welat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenët anëtar i një organizate të ndaluar kurde. Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temelit, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij.
“Times” shkruan se një mënyrë tinëzare e represionit në shtyp është edhe vesi i Qeverisë për të ushtruar presion mbi shefat e mediave, që të shkarkojnë gazetarët kritikë ndaj politikave të saj. Disa gazetarë të profilit të lartë në Turqi janë pushuar në muajt e fundit. Vetëm dy javë më parë, gazeta Milliyet ka ndërprerë bashkëpunimin me Hasan Cemal-in, njërin nga shkrimtarët më të respektuar në vend. Cemal është përjashtuar nga bosët, pasi kryeministri Erdogan ka kritikuar atë për publikimin e një shkrimi në lidhje me procesin e paqes me kurdët. Këto janë tatëpjeta të shëmtuara, represive dhe të pashpresa drejt autoritarizmit, në një vend që renditet si ekonomia e 17-të e botës dhe që, nën Erdoganin, dukej se lëvizte drejt demokracisë, shkruan “Times”. (REL)
http://www.thetimes.co.uk/tto/opinion/leaders/article3722946...
Comments
i bie qe Sala yne nuk eshte
<p>i bie qe Sala yne nuk eshte edhe aq i keq??</p>
Add new comment