Ambasadori rus në konferencë për media një ditë pas përplasjes së Berishës me Dhomën Amerikane të Tregtisë

Ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, që është parë rrallë në publik, ka dalë sot në një konference shtypi. Agjensia BalkanWeb raporton disa nga fjalitë e ambasadorit që rrotullohen rreth dy sektorëve strategjikë të vendit: privatizimeve dhe turizmit.
“Do ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjelltë. Ne shpresojmë që nëse qeveria e juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme do të mbajë qëndrim konstruktiv ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit . Në të vërtetë është vendim komercial dhe si diplomat nuk mund të mbaj përgjegjësi për lekët e privatit rus. Ambasada nga ana e vet bën përpjekje se sa më shumë kompani të hynin në tregun shqiptar në kushte sa më pak diskriminuese.. Investitorët rus kanë të interesuar për burimet natyrore të Shqipërisë. Sa i takon turizmit, 3 kompani ruse po shohin edhe mundësinë e linjës së dikurshme Tiranë-Moskë, por më parë duhet investuar për të përforcuar numrin e turistë rus. Interesimi potencial ekziston. Kemi pasur përfaqësues të këtyre kompanive që u njohën me bregdetin shqiptar por investimet si të tillë nuk i kemi. Pengesa politike këtu nuk kemi”, - janë disa nga fjalitë e ambasadorit rus.
Dje, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritikoi Berishën për performancë të ulët të qeverisë në raportet me biznesin e huaj dhe Berisha u përgjigj ndër të tjera: "Realiteti nuk është ai që ju paraqisni dhe në qoftë se ju arrini në një konkluzion të tillë, jeni të nxituar, sepse ka disa konkluzione të tjera ndërkombëtare që janë solide, ndër të cilat është... etj Ndaj, edhe kur bëjmë një konkluzion, duhet të zhvishemi nga pasionet..."
Add new comment