Arkiv-Lajme
“Sonte keni vetëm supë”
Një lexues me emrin Hasan Pasha na ka dërguar emailin e mëposhtëm në ResPublica: "Mbrëmë në darkë u ndodha në spitalin “Xhavit Mara” të Burrelit për të parë shëndetin e një njeriu të afërt të familjes time. Pasi u ngjita në katin e dytë iu drejtova njërës prej dhomave të të sëmurëve. Rreth orës 18.00 hyn në dhomën ku isha unë një punonjëse e këtij spitali. Pa hapur mirë derën ajo u tha dy të shtruarve: “Sonte keni vetëm supë”. Dy të sëmurët nuk folën, por unë e pyeta zonjën me habi: “Ç'domethënë vetëm supë ka për të sëmurët sonte”. Zonja nuk m’u përgjigj. Nuk ishte faji i saj.
Pikëpyetje rreth ikjes së Metës nga qeveria
Ilir Meta ka hyre sot në zyrën e Sali Berishës, në një takim kokë me kokë – njofton TCH, por burimet “hezitojne te pohojne zyrtarisht çfare eshte biseduar” – raporton televizioni në fjalë. Ajo qe dihet eshte se Meta ka deklaruar me heret se LSI-ja do te percaktoje qendrimin e saj per koalicionet “në Konventen Kombetare” (një datë për këtë Konventë nuk ka ende, por besohet se do të mbahet nga mesi i këtij muaji).
Grevistët e urisë kanë patur të drejtë. Një raport i AP konstaton hilenë e qeverisë me afatet e dëmshpërblimit nëpërmjet një ndërhyrje në legjislacion
Një nga kërkesat e ish-të përndjekurve që morën pjesë në grevën dramatike të urisë ishte çështja e dëmshpërblimeve. Nga një raport vjetor i Avokatit të Popullit, pjesë të të cilit janë botuar këto ditë në media, konstatohet se çështja e dëmshpërblimeve të ish-të përndjekurve politikë është bërë pre e një hileje nga ana e qeverisë me afatet. Qeveria ka ndërhyrë në legjislacion duke hequr afatin prej 8 vitesh, të mbylljes së këtij procesi.
Gilman Bakalli: Peticionin kundër Perandorisë otomane e kanë firmosur të njëjtët njerëz që bënë peticionin kundër Edi Ramës
“Pushtimet s’janë kafe turke, por as peticionet nuk janë kafe makjato”, thotë Gilman Bakalli. Dhe e thotë qysh në titull të shkrimit të vet, të cilin e ngjiz mbi një shqetësim politik të Topallit dhe një shqetësim estetik të gazetarit Lela (shihni linkun http://www.mapo.al/2013/03/29/rishkrimi-i-historise-pushtimet-nuk-jane-kafe-turke-me-pak/), të cilët “i mirëkupton, por nuk i kupton”.
Gjeneral Sandër Lleshi përgënjeshtron lajmin mbi kandidimin e tij, dhe shpreh marazin mbi shtypin
Kush nuk e njeh si ushtarak, ka pasur mundësi ta njohë në “garën presidenciale” të para pak muajve, në të cilën u përmend dhe emri i tij si një nga kandidatët. Quhet Sandër Lleshi, është gjeneral brigade, dhe zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Tash së fundi u dha lajmi se ai do të ishte kandidat i PS-së në Lezhë. Ja çfarë u tha nga një e përditshme: “Partia Socialiste pritet të vendosë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës ish-kandidatin për president, Sandër Lleshi.
Për Blushin Europa “nuk mjafton për të qenë e denjë për t’u jetuar”. Shqipëria, ndër vendet që dështojnë sepse “duan t’i ngjajnë Europës"
Ben Blushi ka shkruar një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama ku flet për Europën dhe krizën e saj. “Nëse nuk do ishte historia, Europa do dukej si një vend pa të ardhme. Sepse, përveç historisë, Europa po humb dy shpikjet e veta të mëdha: demokracinë dhe kishën – thotë dhe shton madje se “mbetet një vend i arsyeshëm për t’u vizituar, gjë që nuk mjafton për të qenë e denjë për t’u jetuar…”
Ja dy pjesë nga botimi:
Deklarata e pazakontë e një kryebashkiaku grek
“Nuk ekziston termi Vorioepir, ai është vetëm një koncept që kënaq ndjenjat tona” - ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris ne nje interviste për televizionin kombëtar grek NET. Gjate intervistes ai ka thene se gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet të përdorin vetëm emërtimin zyrtar që është “Shqipëria” - shkruan faqja online e së përditshmes Panorama.
Ç'do të thotë: Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “t'u vrarë”?
Pandeli Majko ka shkruar një status në FB sipas faqes online të së përditshmes Dita ku komenton 1 prillin. Dhe ndër të tjera thotë: “Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj. Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj.
Kim Jong Un-i duhet marrë seriozisht - shkruan Times dhe e krahason me Bin Laden-in
Koreja e Veriut pretendon se ka pozicionuar raketat për të sulmuar bazat e ushtrisë amerikane, që shtrihen nga Paqësori e deri brenda territorit të Shteteve të Bashkuara. E përditshmja londineze Times ka shkruar një artikull te gjatë për Kim Jong Un, i cili mori pushtetin absolut, në vitin 2011, duke pasuar babain dhe gjyshin e tij. Mosha e tij e re dhe arsimi jashtë vendit patën sjellë një shpresë të kthimit në normalitet të Koresë së Veriut, por mundësia për këtë tashmë duket ekstremisht e vogël. Times shkruan se ai duhet marrë seriozisht.
Dyshimet: Arben Frroku pagoi 50 mijë euro për të hequr nga detyra komisarin Lamaj
Sipas burimeve të Gazetës Shqip, biznesmeni Arben Frroku, i arrestuar në Greqi për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të këtij viti dyshohet se ka dhënë 50 mijë euro për transferimin e të ndjerit nga shef i Komisariatit nr. 6 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Madje, thuhet se ai e e ka përmendur me mburrje në një bisedë emrin e funksionarit që ka marrë 50 mijë euro, dhe kjo është e regjistruar.