Kim Jong Un-i duhet marrë seriozisht - shkruan Times dhe e krahason me Bin Laden-in

Postuar në 01 Prill, 2013 03:49

Koreja e Veriut pretendon se ka pozicionuar raketat për të sulmuar bazat e ushtrisë amerikane, që shtrihen nga Paqësori e deri brenda territorit të Shteteve të Bashkuara. E përditshmja londineze Times ka shkruar një artikull te gjatë për Kim Jong Un, i cili mori pushtetin absolut, në vitin 2011, duke pasuar babain dhe gjyshin e tij. Mosha e tij e re dhe arsimi jashtë vendit patën sjellë një shpresë të kthimit në normalitet të Koresë së Veriut, por mundësia për këtë tashmë duket ekstremisht e vogël. Times shkruan se ai duhet marrë seriozisht. “Është joshëse ta shikosh sunduesin e Koresë Veriore si të trashë dhe të papërvojë, si më tepër teatral se sa kërcënues. Por kjo do të ishte e gabuar – shkruan gazeta dhe më pas merr shembullin e Osama bin Laden, për të cilin shkruan se gjithashtu dukej si figurë donkishoteske në vitin 1998, kur kërkoi nga mbështetësit e tij të vrisnin amerikanët dhe aleatët e tyre, por fanatizmi i tij rezultoi serioz.

Shkruan Times: E vetmja mundësi e urtë për Shtetet e Bashkuara është të forcojë aleancën me Korenë Jugore dhe Japoninë dhe të punoj me Kinën për të ndihmuar në frenimin e aleatit të saj të çoroditur. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.