Dyshimet: Arben Frroku pagoi 50 mijë euro për të hequr nga detyra komisarin Lamaj

Postuar në 31 Mars, 2013 13:47

 

Sipas burimeve të Gazetës Shqip, biznesmeni Arben Frroku, i arrestuar në Greqi për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të këtij viti dyshohet se ka dhënë 50 mijë euro për transferimin e të ndjerit nga shef i Komisariatit nr. 6 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Madje, thuhet se ai e e ka përmendur me mburrje në një bisedë emrin e funksionarit që ka marrë 50 mijë euro, dhe kjo është e regjistruar.

Ky shpërblim duket se është dhënë prej tij për t’u dhënë fund problemeve të krijuara me të për shkak të detyrës së Lamajt, ndërkohë që një informacion i tillë është marrë edhe nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, njofton Shqip.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Asnje argument nuk kam per ta kundershtuar kete fakt. Bindem çdo dite se, shtet me i shpelare se shteti yne nuk ka ne bote: shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne rrenje.</p>

Submitted by Xoni (not verified) on

<p>po me 20.000 euro bente mik Lamajn pse duhet te shpenzonte kaq shume</p><p>si pa llogjike me duket...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.