Arkiv-Lajme
Pikëpyetjet mbi shfaqjen në ekran të Ambasadorit rus
Pëllumb Xhufi: Pse peticionistët s’u bënë të gjallë kur rishikimin e teksteve të historisë e kërkonte Greqia?
Historiani Pëllumb Xhufi ka dhënë një intervistë gjithë nerv në Panoramën e sotme, në të cilën flitet veç për peticionin kundër kërkesës turke për rishikimin e teksteve shkollore të histories dhe të interpretimeve historiografike lidhur me periudhën e sundimit otoman gati 500 vjeçar. Siç mund ta kenë pritur ata që i kanë ndjekur qëndrimet e Xhufit, ky i fundit nuk bie dakord me firmatarët, me një pjesë të të cilëve ai “do ta kish për nder e privilegj të rreshtohej, sigurisht për beteja e kauza të tjera”.
Kathimerini: Fyle, thuaju të vërtetën, askush nuk do të fusë në Evropë Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi
Në një shkrim të sajin, gazeta greke Kathimerini hedh idenë se Bashkimi Europian nuk është i interesuar për t’u zgjeruar, dhe se Komisioneri Fyle duhet t’ua thotë të vërtetën Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi.
Spahiu: Grekët konspiracion për të na marrë detin. Diplomacia jonë fle!
Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot në Durrës që deti po u lihet grekërve, por këtë rradhë përmes pasivitetit (të qëllimtë?) të qeverisë e diplomacisë shqiptare. Tha Spahiu:
5 gazetarë analizojnë “Berishën kundër Fyles -armikut të ri të PD-së”
A mund të rinohet Berisha përmes Facebookut?
Në një shkrim te Panorama, Mentor Nazarko analizon tentativën e Berishës “për t’u dukur trendi”, kryesisht përmes përdorimit të rrjeteve sociale. A thua mjafton një account në FB dhe batutat me kombëtaren për të të “rinuar”? Sipas Nazarkos, Berisha ka arritur të duket si Rama i vjetër, ndërsa ky i fundit (Rama i ri) është vjetëruar pak. Shkruan Nazarko:
Konventa e PD, debatet Rama-Berisha në mediat sociale
Ndërsa zhvillohet Konventa e PD-së, Berisha ka postuar entuziasmin e tij në FB, ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur rrufe në Twitter.
Berisha (në Facebook):
Ndreca polemizon me Mehmetin mbi tezën e këtij të fundit se “myslimanizmi e ka shpëtuar shqiptarinë”
Nuk ka asnjë diskutim se shkrimtari Kim Mehmeti ka ngacmuar mjaft njerëz, me deklaratën e tij se “myslimanizmi e ka shpëtuar Shqipërinë në disa vise shqiptare”. Ai vetë nuk ka dashur ta saktësojë apo ndriçojë më pas këtë ide të vetën (veç në një intervistë radiofonike ka folur diçka, dhe aty ka reaguar ashpër edhe kundër deputetit kosovar Berat Buzhala, duke folur për “buzhalla e budalla”); por të tjerët vijojnë të polemizojnë me të.
Arben Malaj: jetojmë në një mbretëri kryeministrore
Në një intervistë të gjatë te Java për Skënder Minxhozin, deputeti i majtë Arben Malaj analizon atë që po i le pas Sali Berisha shqiptarëve pas 8 vitesh qeverisje. Sipas Malajt, këto pasoja janë:
Në aspektin politik – Situatë të përkeqësuar në funksionimin e shteti ligjor. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në dorë të mazhorancës. Modeli qeverisës sot përafron me një mbretëri kryeministrore
Në aspekti social – një shoqëri të polarizuar. Të pasigurt për të ardhmen e asj, mosbesuese dhe të zhgënjyer nga politika dhe arritjet e saj.
Çfarë është ajo diçka “tjetër” që i bën politikanët shqiptarë të mos e integrojnë Shqipërinë, pyet Fyle
Tek Tonight me Ilva Taren, Fyle është shprehur se dera e Europës është e hapur, dhe ftesa është mbi prag. Por, duket sikur Shqipëria nuk do të hyjë... Dhe nuk është paaftësi për të bërë kompromise, sepse, “aftësia e politikanëve shqiptarë për të rënë dakort për çështje të cilat jnaë të nevojshme që të krijojnë mjedisin e duhur ekziston, si p.sh. e treguan me rastin e liberalizimit të vizave, por duhet të jetë diçka tjetër që e pengon” thotë Fyle. Dhe Ilva Tare e pyet, “vini në pikëpyetje nëse e duan apo jo integrimin?”