Çfarë është ajo diçka “tjetër” që i bën politikanët shqiptarë të mos e integrojnë Shqipërinë, pyet Fyle

Postuar në 30 Mars, 2013 04:43

Tek Tonight me Ilva Taren, Fyle është shprehur se dera e Europës është e hapur, dhe ftesa është mbi prag. Por, duket sikur Shqipëria nuk do të hyjë... Dhe nuk është paaftësi për të bërë kompromise, sepse, “aftësia e politikanëve shqiptarë për të rënë dakort për çështje të cilat jnaë të nevojshme që të krijojnë mjedisin e duhur ekziston, si p.sh. e treguan me rastin e liberalizimit të vizave, por duhet të jetë diçka tjetër që e pengon” thotë Fyle. Dhe Ilva Tare e pyet, “vini në pikëpyetje nëse e duan apo jo integrimin?

Përgjigja e Fyles është diplomatike, por lë vend për ta nënkuptuar: “Thjesht po them që duhet të ketë edhe diçka tjetër dhe e kanë në dorë politikanët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë që të gjejnë zgjidhjet.” Dhe pak më vonë shton: "ka pasur një moment që, si opozita, si qeveria kanë venë interesin e vendit mbi ato të tyret partiake. E vetmja gjë që unë nuk kuptoj është se përse kur ishim aq afër vijës së finishit, pati një lidhje të çuditshme që e komplikuan çështjen..."

k.c.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

<p>Akoma nuk e kemi kristalizuar mendimin se cilen rruge do te marrim per te ardhmen...</p><p>Jemi midis murit dhe hurit, ndaj po verdallosemi si ne leme se kush dhemb me shume ne kete kapercim &#39;ylberi&#39;, renia e murit me koke apo huri ne byth ?!...</p><p>Histori e re me skenar te vjeter...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.