5 gazetarë analizojnë “Berishën kundër Fyles -armikut të ri të PD-së”

Postuar në 30 Mars, 2013 08:44

 

Gazeta Dita në numrin e sotëm i ka bërë të njëjtën pyetje 5 gazetarëve e kryeredaktorëve të medias, për të komentuar bojkotin e PD në vizitën e fundit të Komisionerit Fyle. Sipas analistit Andrea Stefani, bojkoti “para së gjithash është shprehje e zemërimit të Berishës me të” dhe shihet se “Berisha nuk ka fare ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme...”. drejtori i Tema-s, Mero Baze e konsideron si një “praktikë të njohur të Berishës: çdo zyrtar perëndimor që nuk e bojkoton dot, Berisha e bojkoton për ta njollosur si të njëanshëm. Thjesht ai eksporton problemet e veta te zyrtarët perëndimorë...” Gazetari Bledar Prifti thotë se “personalisht jam shumë i surprizuar nga bojkoti i Pd për komisionerin Fyle. Nuk diskutohet se arsyeja e këtij bojkoti ka të bëjë me deklaratën e fundit të Komisionerit Fyle... Nganjëherë diplomatët perëndimorë duket sikur e pëlqejnë këtë lloj trajtimi nga ana e Berishës...”. për Alqi Koçikon, kryeredaktor të Revistës Klan, “nuk është mister arsyeja... kundërpërgjigje ndaj ndryshimit të tonit të reagimeve të Komisionerit Fyle, lidhur me ngërçin e politikës shqiptare. Një bojkot provincial e fëminor që na turpëron të gjithëve.” Sipas Skënder Minxhozit, Kryeredaktor i Revistës Java, “tashmë Fyle konsiderohet armik i vërtetë në PD. Ai shihet si njëfarë ‘komunisti çekosllovak i lidhur me CEZ’ një amalgamë që vetëm mendjet e sëmura mund të prodhojnë”.

k.c.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.