A mund të rinohet Berisha përmes Facebookut?

Në një shkrim te Panorama, Mentor Nazarko analizon tentativën e Berishës “për t’u dukur trendi”, kryesisht përmes përdorimit të rrjeteve sociale. A thua mjafton një account në FB dhe batutat me kombëtaren për të të “rinuar”? Sipas Nazarkos, Berisha ka arritur të duket si Rama i vjetër, ndërsa ky i fundit (Rama i ri) është vjetëruar pak. Shkruan Nazarko:
“Kjo formë komunikimi e re e Berishës është një përpjekje për t’i dhënë imazhit të vet publik një përmasë trendi. Berisha përpiqet të ngjajë kësisoj edhe në përpjekjet e veta, për shembull për të promovuar politikisht Greta Koçin apo Çiljetën e të tjera këngëtare, përpjekje në të cilat imiton Berluskonin, për të cilin ka adhurim të jashtëzakonshëm si një «gjeni elektoral». Edhe në këtë pikë përpjekja për të ngjarë trendi ka një farë rezultati: Berisha ngjan si i rinuar, Rama është vjetruar pak. D.m.th. ai Rama rebel, me veshje jo konvencionale, i paparashikueshëm, sot me kostumet e tij ngjan pak i vjetruar prej nevojës për t’u dukur politikisht korrekt, në krye të një partie tradicionale etj.
Në këtë preferencë të Berishës për rrjetet sociale kanë ndikuar edhe shembujt nga bota, fqinjët, fenomeni “Grillo” i Italisë.”
k.c.
i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/03/30/berisha-facebook-u-dhe-votuesi-i-ri/
Comments
Jetojme ne nje kohe kur
<p>Jetojme ne nje kohe kur dardha nuk e di me vete cfare eshte dhe nuk ka sesi bie dardha nen dardhe<br />Ka humbur morali qe eshte kodi gjenetik i familjes</p><p>3 ore ne lloto 20 sekonda me babain, ja pse Berisha duhet varur me koke poshte</p>
A rinohet Namik Dokle po te
<p> A rinohet Namik Dokle po te shkoje ne disko ? Per mendimin tim, jo. Edhe Berisha duket shume i sforcuar ne facebook, aq sa krijohet pershtypja sikur te tjere shkruajne per llogari te tij. Gjithashtu eshte shume demode imponimi qe ai u ben ministrave per te komunikuar me anen e facebook.</p>
Add new comment