Pikëpyetjet mbi shfaqjen në ekran të Ambasadorit rus

Në një shkrim te Dita, Aida Nako analizon daljen në konferencë për shtyp, edhe live në TV-të e Tiranës madje, të Ambasadorit Rus, Leonid Abramov, i cili ndër të tjera deklaroi që “nga sot do të ketë edhe të tjera komunikime të tij publike në Shqipëri”. Është shumë interesant rizgjimi i ariut të fjetur rus, dhe sigurisht do tu hapë rrugë teorive konspirative. Ambasadori, foli edhe për gjendjen në rajonin e Ballkanit, që e përkufizoi si një zonë problematike ku konfliktet kanë rrezik permanent për të shpërthyer, duke e perifrazuar madje edhe me shprehjen “sallatë Ballkani”. Sipas Nakos, “Në lidhje me shprehjen e parë bën çudi fakti se përse ambasadori i shtetit rus në Tiranë, tha qartësisht “nga sot do të jemi më prezent me qëndrimet tona”. Pse pikërisht “sot”? Cila ngjarje, apo zhvillim e ka justifikuar këtë ekspozim dhe premtim të hapur për më shumë ekspozim rus në vendin tonë? Nga ana tjetër ambasadori rus foli edhe për “sallatën ballkanike”. Përse duhej të përçohej ky mesazh, e për kë vlente “ti kujtohej e ti bëhej e qartë” se Ballkani vazhdon të mbetet një vatër ku nuk është e vështirë ti ndezësh fitilin?”, pyet Nako.
k.c.
Add new comment