Konventa e PD, debatet Rama-Berisha në mediat sociale

Postuar në 30 Mars, 2013 07:19

Ndërsa zhvillohet Konventa e PD-së, Berisha ka postuar entuziasmin e tij në FB, ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur rrufe në Twitter.

Berisha (në Facebook):

"Në 4 vitet qe shkuan, zgjerimi i lirise ekonomike, permiresimi i ndjeshem i klimes se biznesit, anetaresimi ne NATO, bene të mundur që në Shqiperi te investohet ne industri, telekomunikacion dhe teknologji te larte, hidroenergji, turizëm, infrastrukturë, bujqesi dhe dege te saj, nga investitorë të huaj e vendas dhe buxheti i shtetit rreth 12 miliard dollare, me te cilat u krijuan 200 mijë vende pune, çka sipas Komisionit Europian, beri qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike 4 here me te madhe se sa rajoni dhe te jete vendi i vetem qe nuk pati rritje, por ulje te papunesisë"  

Rama (në Twitter):

"Keni hapur 200 mije vende pune si thoni ju apo keni humbur ne 4 vjet 51 mije si thote Instati juaj? Le te bejme nje debat e ta shohim kete!”

Berisha (në Facebook):

"Në 4 vitet qe vijne ne do te krijojme 250 mije vende pune. Ne do ta arrijme kete me rritjen e investimeve te huaja me 30%, pra nga 4 ne 6 miliardë dollare. Kater vitet qe vijne vetem ne kaskaden e Devollit, TAP dhe gazifikimin e vendit do investohen mbi 2 miliarde dollare. Po keshtu do rriten me 30% investimet e sektorit privat, vendas dhe atij publik. Ne mbajme premtimet tona"

Rama (në Twitter):

 “Sot vetem oren nuk kane kopjuar per konventen e programit:-) Sa me shume kopjojn aq me fort vulosin programin tone

k.c.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.