Arkiv-Lajme
Rama u shkruan të zhgënjyerve (dhe shton diçka për analistët)
Kreu i PS Edi Rama ka nxjerrë një postim në blogun e tij edirama.al ku u drejtohet siç shkruan "jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI".
Shkruan ndër të tjera Rama: "Ju lutem mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikën e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.
'Fare normal' dhe 'tejet korrekt' - thotë Fevziu për shkëputjen dhe qeverisjen PD-LSI
"Përtej një hutimi të parë në shumë prej mbështetësve të PD; përtej një ndjenje “tradhtie” apo “mosmirënjohjeje” që e artikuluan shumë prej tyre, duket se vendimi i Metës në raport me PD është fare normal - shkruan Blendi Fevziu në një opinion botuar sot në të përditshmen Panorama dhe shton:
Ngjarjet ndjekin skenarin e njoftuar qysh më parë: Meta i thotë “po” kërkesës së socialistëve
Skenari ish shkruar dhe njoftuar: Do të dilte fillimisht Rama për t’i kërkuar LSI-së bashkëpunim, dhe të nesërmen do të dilte Meta që t’i thosh “po” kërkesës së socialistëve.
Sokol Balla është i sigurtë: Aritmetika sjell Ramën dhe Metën në pushtet, por …
Të gjithë po i mëshojnë, krahas deficitit moral që dëshmon e ekspozon aleanca Rama-Meta, edhe avantazhit aritmetik që krijohet në kampin opozitar. “E munde me aritmetikë”, ish titulli i shkrimit të Sokol Ballës, të publikuar në Mapo, në të cilin ai bën një bilanc të asaj që shoqëron apo pason këtë ngjarje.
Nuk ka marrëveshje
Prishtina dhe Beogradi kanë përfunduar pa marrëveshje edhe rrethin e tetë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Bisedimet kanë zgjatur për më shumë se 12 orë, janë karakterizuar me disa ndërprerje dhe ngritje zëri. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lëshuar një komunikatë për opinion, në të cilën ka thënë se “kjo është hera e fundit që takohemi formalisht”.
Berisha hesht në mbledhje qeverie për ikjen e LSI drejt PS-së. Mos e ka gjetur zgjidhjen te K. Islami?
Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë nuk ka bërë asnjë koment lidhur me zhvillimin të ditës së djeshme pas shkëputjes së LSI nga qeveria dhe mundësisë së bashkimit me PS. Ai ka folur për xhaminë e madhe dhe madje ka thirrur edhe Zotin në fushatë (“Zoti është i madh, i jep atë që meriton”). Heshtja e tij flet shumë, dhe do të thotë që ndoshta e ka gjetur zgjidhjen e krizës qeverisëse.
A do të ndryshojë KQZ-ja dhe komisionet e tjera zgjedhore me daljen e LSI-së nga qeveria?
Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të konfirmojë daljen nga qeveria pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në orët e pasdites së sotme, njoftojnë disa media shqiptare. Me daljen e LSI-së shtrohet pyetja nëse do të ndryshojë KQZ-ja dhe komisionet e tjera zgjedhore në varësinë e saj, sepse kodi zgjedhor parashikon një balanë të caktuar mes partive qeveritare dhe atyre të opozitës.
Shënim: Pakica e zhurmshme dhe shumica e heshtur
Nga një hulumtim i faqeve të internetit të gazetave shqiptare, rezulton se qysh nga dalja e lajmit për një koalicion të mundshëm mes PS-së dhe LSI-së ka patur një lumë komentesh negative për këtë koalicion. Por duke krahasuar numrin e komenteve negative me numrin total të leximeve të lajmeve apo artikujve rreth koalicionit PS-LSI (në faqet që e japin numrin e leximeve), rezulton se vetëm 1.1% e atyre që i kanë lexuar ato kanë komentuar. Po 98.9% përqind e atyre që nuk kanë komentuar çfarë mendojnë?
E.Zaloshnja
“Zemërata online”
Vladimir Karaj i MAPO-s ka bërë një vëzhgim të reagimeve online pas lajmeve për një marrëveshje mes PS-së e LSI-së. “Zemërata online” të zhgënjyerit përballë pragmatistëve – e titullon ai vëzhgimin dhe ndër të tjera shkruan në MAPO-n e sotme:
Zogaj i bën një letër Ramës, dhe njofton divorcin me të pas katër vitesh bashkëpunim
Preç Zogaj, që ka qenë pranë PS-së pas zgjedhjeve të vitit 2009, bëri sot divorcin me opozitën. Ai e motivon këtë me aleancën Rama-Meta, por në të vërtetë një krisje kish filluar përpara e të përvijohej kjo aleancë. Zogaj i ka dërguar një letër publike Ramës, dhe aty, me një gjuhë shumë korrekte e të kujdesshme, i bën të ditur ndarjen e pakthyeshme mes të dyve.