Ngjarjet ndjekin skenarin e njoftuar qysh më parë: Meta i thotë “po” kërkesës së socialistëve

Skenari ish shkruar dhe njoftuar: Do të dilte fillimisht Rama për t’i kërkuar LSI-së bashkëpunim, dhe të nesërmen do të dilte Meta që t’i thosh “po” kërkesës së socialistëve. Dhe Meta e mori sot vendimin, të cilin më pas ua bëri të njohur gazetarëve në një konferencë për shtypin: “LSI, duke vlerësuar domosdoshmërinë e një ekuilibri të ri politik dhe të një ekuilibri të ri pushtetesh që do forconin stabilitetin afatgjatë në jetën ekonomike, politike e sociale të vendit dhe do përmbushnin më mirë nevojën e domosdoshme të një ritmi të ri të reformave dhe procesit të integrimit evropian, ka vendosur të pranojë ftesën e kryesisë së PS-së për koalicion parazgjedhor me të”.
I ka mëshuar nevojës për një ekulibër të ri politik, gjë që e përsëriti dy herë: “[aleanca me PS-në është] e vetmja rrugë politike që mund të sjellë atë ekuilibër të ri në ndarjen e pushteteve, për të cilin ka nevojë forcimi i stabilitetit dhe përshpejtimi i integrimit evropian”.
Meta i kërkoi publikisht Ramës që të miratojnë tre ligjet “e famshme” dhe la të kuptohet se koalicioni do jetë parazgjedhor.
Re.Pu.
Comments
Meta (kuleta) gjithe kohes

Meta (kuleta) gjithe kohes rri ne uren e vaporit dhe ka harruar te zbrese ne hambar...

E degjova deklaraten dhe lote me shkuan ...nga te qeshurat.

Kam shkeputur ca fjali '' me 21 Janarin te merren arkeologet '' (?!)," Ps-se po i sjellim 12o mije vota" (?!), "Tre ligjet nuk jane kusht per bashkepunim por kerkese"(?!)... e te tjera... Pra me fjale te miat ' ejani tani se ne nje trap kemi hipur '...

Sot ky burre trashaluq mu duk sikur po hante nga pjata e femijeve te mi!

Edhe ti edhe Rama ja hodhet bythes.

Add new comment