Nuk ka marrëveshje

Prishtina dhe Beogradi kanë përfunduar pa marrëveshje edhe rrethin e tetë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Bisedimet kanë zgjatur për më shumë se 12 orë, janë karakterizuar me disa ndërprerje dhe ngritje zëri. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lëshuar një komunikatë për opinion, në të cilën ka thënë se “kjo është hera e fundit që takohemi formalisht”.
“Një numër propozimesh janë hedhur në tryezë. Hendeku mes palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ato do të shkojnë për këshillime në kryeqytetet e tyre dhe do më njoftojnë për vendimet gjatë disa ditëve të ardhshme”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
Kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë thuhet se kanë qenë pengesa kryesore për palët që të arrijnë pajtim. Serbia aktualisht “lufton” për datën e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova për atë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. REL
Comments
"....Kompetencat që do t’i

"....Kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë thuhet se kanë qenë pengesa kryesore për palët që të arrijnë pajtim....."

Serbet kan te drejte te merakosen per serbt e tyne ne Kosove, ne nji Kosove qe shkel te Drejtat e Njeriut, ku nuk ka liri fetare, ku ka korrupsion, ne nji Kosove qe çdo dite merr drejtim islamik dhe jo europian, ne nji Kosove qe lot politiken e Turqise neo-osmane te islamiku Rexhep Erdogan.

Ne qofte se Kosova do te luente nji politike plotesisht europiane, serbet nuk do te kishin asnji arsye te merakoseshin, siç ndodhe kudo ne Europe ku ka pakica etnike ne zonat kufitare.

Por shqiptart jane mesue ti japin te drejte gjithmone vehtes pa respektue te drejtat e te tjerve. Shikoni se ç'ndodhe ne Shqipni!!!! Politike maskaralliku.

Aq sa ndenjen shqiptaret e

Aq sa ndenjen shqiptaret e Kosoves nen serbet, po aq mund te rrine serbet (e Kosoves) nen shqiptaret. Patjeter, shqiptaret e Kosoves pesuan shtypje dhe gjenocid nen serbet, ndersa sot serbet shprehen te lire. Por kjo nuk eshte ceshtje detyrimi, por lirie.

Se zaptuesi te sundon perkohesisht permes forces, ndersa kur je i lire nuk do asnje mbi koke. Ka te beje me te drejtat e nje komuniteti etnik qe deshiron te veteqeveriset.

Ne kushtet e nje zhvillimi ekonomiko--social shume te dobet, nuk shoh tjeter zgjidhje pervec se ndarjes se territoreve mes shqiptareve dhe serbeve (apo serbet te lene Kosoven ne leverdi te shqiptareve!) dhe te inicioje procesi i bashkimit kombetar Shqiperi - Kosove. Nuk i bashkon dot permes politikes dy komunitetete kur ato as nuk duan, as nuk arrine dot te shohin interes ne kete bashkim. Menyra me e mire qe te bashkohen ato vete po te duan ne te ardhmen, eshte qe aktualisht t'i lesh te lire te qeverisen vecmas sic duan.

Megjithate liria krijon mundesi qe s'na i kap mendja, ndaj mbetet te shpresojme tek dialogu i metejshem, por principi i cdo kooperimi afatgjate eshte:

bashkohen ata qe kane lirine te rrine te ndare!

Add new comment