Nuk mendoj se një grua duhet të ketë çmim - thotë Mesila Doda

Versioni shqip i radios amerikane Europa e Lirë ka botuar një artikull rreth studimit të një grupi që ka punuar për realizimin e një vëzhgimi mbi pjesëmarrjen e grave në politikë, në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë.
Shkruan REL: “Në Shqipëri gratë përbëjnë rreth 15 % të parlamentit. Kjo është një kuotë shumë e ulët krahasuar edhe me shumë vende të rajonit. Partitë e mëdha u duket sikur u dhanë një dorë rritjes së pjesëmarrjes së grave në kuvend, me ndryshimet që i bënë kodit zgjedhor, por leximi me detaje i të dy varianteve të ligjit, si ishte dhe si behët, dëshmon të kundërtën. Nëse më parë KQZ kishte të drejtën të refuzonte një listë kandidatësh për deputetë ku nuk garantohej pjesëmarrja prej 30% grave, sot partitë nëse nuk e bëjnë këtë marrin thjesht një gjobë financiare. Suela Kusi, pjesë e grupit që ka punuar për vëzhgimin thotë se me këtë ndryshim, u hodhën hapa prapa, ndryshe nga sa pritej…”
REL citon më pas deputeten e PD, Mesila Doda: "Forca jonë politike ka qenë që në fillim për respektimin e të ashtuquajturës listë në të cilën një në tre duhet të ishte grua, më pas për fat të keq pamë që në një kompromis të momentin të fundit rregullat ndryshuan dhe tashmë rrezikon që gratë të jenë në atë përqindje që ne mendonim". Gjoba në kod edhe pse shkon në 1 milion lekë (të reja), për Dodën në vetvete është një formë diskriminimi. "Nuk mendoj se një grua duhet të ketë çmim! Mbi të gjitha është një fyerje njerëzore – thotë ajo ndër të tjera. a.n.
Më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/24938031.html
FOTO LSA: Doda e të tjerë gjatë haresë për zgjedhjen e Nishanit
Comments
Kjo vetem Grua nuk eshte
<p>Kjo vetem Grua nuk eshte .Gruaja ne qenien e saj ka ,dashurine ,embelsine ,tolerancen e shume gjera te mire ,ndersa kjo as nuk ju afrohet ketyre virtuteve,Ndoshta eshte nje nga personet e ralle qe nuk ju takon te flasin per nje gje qe nuk jane</p>
Xhaxhi Enver më lerë të të
<p>Xhaxhi Enver më lerë të të puthë në faqe për gjithë Shqipërinë o sa më kërnaqe</p>
Add new comment