Shënim: Çfarë paguan qeveria me borxhin e ri që merr në emër të publikut shqiptar?

Sipas buxhetit të shtetit për vitin 2013 (publikuar nga Ministria e Financave në faqen http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_2013_2451_1.php ), të ardhurat e shtetit janë parashikuar të jenë rreth 460 milionë dollarë më pak se sa shpenzimet e planifikuara. Dhe ky deficit do të mbulohet me huamarrje të re. Berisha ka kohë që mburret se qeveria e tij merr hua vetëm për investime në rrugë, shkolla e spitale, por buxheti i Ministrisë së Financave tregon se 460 milionëshi i borxhit te ri këtë vit do të shkojë i gjithi për të paguar rreth 470 milionë dollarë interesa për borxhet e vjetra të akumuluara.
Prandaj dhe borxhi publik rritet nga viti në vit, në vend që të pakësohet. Kështu në fund të vitit 2012, borxhi publik arriti në rreth 7.8 miliardë dollarë, ndërsa në fund të 2013-ës parashikohet nga Ministria e Financave të arrijë në 8.3 miliardë dollarë. Dhe ky parashikim nuk merr parasysh premtimet elektorale të Berishës, si p.sh., ato të sotmet në Bërzhitë, për uljen e taksave të individëve dhe bizsnesve me të ardhura të pakta, por jo rritjen e taksave për të pasurit dhe për bizneset me fitime të larta.
E.Zaloshnja
Add new comment